MARRËVESHJA MAQEDONI-GREQI Reka: Maqedonia hapi rrugën e saj për në NATO dhe BE, Greqia hapi faqen e re të lidhjes me fqinjët
maqedonia
Marrëveshja Maqedoni-Greqi Reka: Maqedonia hapi rrugën e saj për në NATO dhe BE, Greqia hapi faqen e re të lidhjes me fqinjët

Marrëveshja Maqedoni-Greqi Reka: Maqedonia hapi rrugën e saj për në NATO dhe BE, Greqia hapi faqen e re të lidhjes me fqinjët

Shkup, 21 qershor - Ish-ambasadori i Maqedonisë në Bashkimin Evropian, Blerim Reka, ka folur mbi marrëveshjen e arritur midis Maqedonisë dhe Greqisë me ndërmjetësi ndërkombëtar, me të cilën i jepet fund kontestit shumë vjeçar të emrit midis Shkupit dhe Athinës.

Sipas tij, Maqedonia me këtë marrëveshje ka hapur rrugën e saj për në NATO dhe BE.

"Marrëveshja e dy krerëve të guximshëm: Zaev dhe Cipras. Duke kaluar pajtimin e historisë me gjeografinë, ata zgjidhën problemin 27-vjeçaer: “çështja e emrit”. Maqedonia hapi rrugën e saj për në NATO dhe BE. Greqia hapi faqen e re të lidhjes me fqinjët. Tjetra është me Shqipërinë, për detin. Dhe çështja e fundit e Ballkanit e mbetur është normalizimi Kosovë-Serbi", vlerëson Blerim Reka, ish-diplomat i Maqedonisë në Bruksel, transmeton Zhurnal. 

Rajoni, shton Reka, i cili vuajti nga ndryshimet e historisë dhe gjeografisë, mund të ketë një paqe të përhershme, vetëm me kompromis të dy prej tyre.

© ZHURNAL 21.06.2018, 13:00 | D.J. | 1,284 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."