Zv.ministrja Elezi: Sigurohen mjete nga BERZH dhe BE për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
maqedonia
Zv.ministrja Elezi: Sigurohen mjete nga BERZH dhe BE për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Zv.ministrja Elezi: Sigurohen mjete nga BERZH dhe BE për përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Shkup, 20 qershor - Sot u nënshkrua marrëveshja në mes BERZH dhe Ohridska Banka për  përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Sipas marrëveshjes, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme u ofrohen 10 milionë euro kredi për investime të reja.

Këto  burime të tilla  të kreditimit mbështesin investimet e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe janë shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit-theksoi zëvendës ministri i financave Shiret Elezi.

Linja e kredisë e BERZH-it, përmes programit për mbështetjen e konkurencës dhe Inovacionit, është nxitje për investime në kapacitete të reja prodhuese dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Gjatë takimeve vjetore të BERZH me përfaqësuesit e bankës, u bisedua për investimet e sektorit privat dhe  konkluduam se ky është një projekt vërtet i mirë.

Me një fond total prej 30 milionë eurosh dhe 6 milion euro grant  investime të BE-së, kjo linjë është një injekcion për likuiditetin,e cila do të kontribuojë në përforcimin e biznesit- sektorit  të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Linja e kredisë përmban mekanizma për të stimuluar investimet.

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për 15 për qind të investimit të realizuar do të jenë në gjendje të marrin një rimbursim në formën e  grantit.

Kjo praktikë do të japë rezultate të mira sepse kompanitë do të motivohen për të përfunduar projektin.

© ZHURNAL 20.06.2018, 21:23 | T.E. | 1,452 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."