Javët e ardhshme do të formohet komision për ndryshime të librave - do të ndryshojnë edhe Maqedonia edhe Greqia
maqedonia
Javët e ardhshme do të formohet komision për ndryshime të librave - do të ndryshojnë edhe Maqedonia edhe Greqia

Javët e ardhshme do të formohet komision për ndryshime të librave - do të ndryshojnë edhe Maqedonia edhe Greqia

Shkup, 20 qershor - Javët e ardhshme do të formohet komision, i cili do të punojë në revidimin e librave, ku ndryshime do të ketë edhe në Maqedoni edhe në Greqi.

Këtë e theksoi dje shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në intervistën për Top temën.

"Librat do t'i ndryshojnë të dy palët. Ky do të jetë proces i zgjat, i cili fillon me një normalizim dhe miqësi. Komisioni është obligimi i vetëm që zbatohet dhe në një mënyrë përdoret para ratifikimeve, para se marrëveshja të hyjë në fuqi. Afati është i shkurtër për formim të këtij komisioni, javët e ardhshme do të duhet të formohet komision, të gjenden ekspertë të vërtetë, tonët, të tyre, ky do të jetë proces afatgjatë", tha Dimnitrov.

Në pyetjen prej kur në të vërtet fillon historia e Maqedonisë, Dimitrov thotë se kjo është çështje e historianëve, ndërsa ai me profesion është jurist.

"Por si qytetarë e di se gjuha ime është një prej gjuhëve sllovene jugore, kultura jonë, tradita, pavarësimi, rilindja.... mendoj se për ne është e e mirë të jemi krenar me atë që posedojmë dhe mendoj se kjo aventurë duhet të përfundojë", theksoi Dimitrov.

I pyetur nëse paraprakisht ishte pranuar erga omnes apo ndonjë emër tjetër, Dimitrov tha se nuk disponojnë me arkivë të plotë të udhëheqjes së negociatave dhe shtoi se jo çdoherë janë përdorur kanale formale të komunikimit.

"Ka pasur kanale partiake politike apo edhe linja të tjera të afërsisë. Konsideroj se do të jetë nevojitet hulumtim i gjatë nga grupi i ekspertëve për t'u fituar një pasqyrë e plotë. Ne u rritëm, edhe u plakëm me këtë", tha Dimitrov.

Theksoi se askush nuk na detyroi për këtë dhe shprehi habi që në opinion ka spekulime se ky ka qenë ndonjë plan i dikujt apo plan ndërkombëtar.

Në ypetjen përse erga omnes, u përgjigj se në të kundërtën nuk do të kishte marrëveshje.

"Sepse nuk do të kishte marrëveshje. Ky ishte pozicioni i Athinës dhe për këtë nuk kam dilemë. Nëse do të qëndronim në formulë të dyfishtë, nuk do të kishte marrëveshje. Ekzistojnë dy mendime, njëri është se formula e dyfishtë e mban problemin të hapur. I dyti, ai dualotet sikur e mban plagën të hapur. Nëse insistonim në prëfshirje të ndryshme nga përdorimi i përgjithshëm, nuk do të kishim ardhur deri te marrëveshja. E fundit, prëfshirja është shumë ngushtë e lidhur me emrin. Nëse për ne do të ishte më e pranueshme shembulli republika ballkanike për jashtë, në mënyrë që brenda ta ruanim Republika e Maqedonisë. Reagimi i dy opozitave tregon qartë se sa i thellë është problemi", tha Dimitrov.

© ZHURNAL 20.06.2018, 21:10 | T.E. | 1,051 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."