Cilat janë detyrimet dhe përfitimet nga anëtarësimi në NATO!?
maqedonia
Cilat janë detyrimet dhe përfitimet nga anëtarësimi në NATO!?

Cilat janë detyrimet dhe përfitimet nga anëtarësimi në NATO!?

Shkup, 20 qershor - Anëtarësimi në NATO do të sjellë me vete edhe detyrime shtesë për vendin. Janë tre elemente kryesore në të cilat duhet të përqendrohet në të ardhmen ekzekutivi Zaev. Ndërtimi i një demokraci funksionale, krijimi i  shtetit ligjor dhe përforcimi i  institucioneve.

Nuk do të jetë një detyrë e lehtë marrë parasysh se pikërisht këto tre segmente kanë qenë më të kritikuara gjatë shumë viteve të fundit. Po ashtu, do të duhen reforma rrënjësore në ushtri sipas standardeve të aleancës, forcat e armatosura duhet të kenë pajisje moderne e kjo kërkon buxhet shtesë.

Shtesë buxhetore do të jetë edhe detyrimi për derdhjen e përvitshme  në arkën e NATO-s një shumë të caktuar, në varësi të buxhetit të vendit dhe mesatares së vendeve anëtare. Por anëtarësimi, padyshim që sjell me vete edhe shumë përfitime, jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në atë ekonomike, sepse  është siguri shtesë për investuesit e huaj.

Shembulli i Çekisë është pasqyrë e saktë për përfitimet e ardhshme nga anëtarësimi. Pas hyrjes në Aleancë, Çekia pati një bum investimesh, të cilat kapën shifrën e 9 miliardë eurove. Anëtarësimi në Aleancë, njëkohësisht përforcon edhe rolin e vendit në arenën ndërkombëtare.

© ZHURNAL 20.06.2018, 20:44 | T.E. | 1,895 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."