Veliçkovski në konferencën vjetore të programit për partneritet të Gardit Nacional (GN) të SHBA-së dhe ushtrive partnere
maqedonia
Veliçkovski në konferencën vjetore të programit për partneritet të Gardit Nacional (GN) të SHBA-së dhe ushtrive partnere

Veliçkovski në konferencën vjetore të programit për partneritet të Gardit Nacional (GN) të SHBA-së dhe ushtrive partnere

Shkup, 20 qershor - Shfrytëzimi i kapaciteteve të programit për partneritet të SHBA-së në planin rajonal, është temë e konferencës vjetore në Garmish Partenkirhen, në Gjermani ku sot së bashku me Rojet Kombëtare nga 22 shtete të SHBA-së dhe shtabet e përgjithshme të armatave të vendeve partnere të Evropës pjesëmarrës ishte edhe shefi i SHM-së së ARM-së, gjeneral-nënkolonel Metodia Veliçkovski.

Në pres konferencë është diskutuar për rezultatet e arritura nga programi  i partneritetit dhe planet e mëtejshme për avancimin e partneritetit të përbashkët pas samitit të qershorit të NATO-s në lidhje me përmirësimin e kapaciteteve ushtarake dhe të ndërveprimit.

Siç kumtoi ARM-ja, gjenral Veliçkovski gjatë mbajtjes së konferencës ka realizuar më shumë takime me përfaqësues të lartë ushtarak nga EUKOM, komandant të GN të shteteve federale të SHBA-së dhe SHSHP të ushtrive partnere në konferencë, ku u bisedua për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ushtarak të bashkëpunimit të ndërsjellë ushtarak.

Programi për partneritet të GN të SHBA-së me ushtritë e vendeve në zonën e përgjegjësisë të EUKOM ka filluar në vitin 1993, kur edhe ARM-ja me iniciativë ka filluar bashkëpunimin ushtarak të partneritetit me GN të Shtetit federal të SHBA-së Vermont, i cili numërohet midis njëmbëdhjetë partneritetet më të vjetra nga ky program.

© ZHURNAL 20.06.2018, 20:20 | T.E. | 919 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."