Qytetarët e Maqedonisë pa viza do të mund ta vizitojnë ishullin Hainan në Kinë
maqedonia
Qytetarët e Maqedonisë pa viza do të mund ta vizitojnë ishullin Hainan në Kinë

Qytetarët e Maqedonisë pa viza do të mund ta vizitojnë ishullin Hainan në Kinë

Shkup, 20 qershor - Maqedonia është mes 59-vendeve për të cilët Kina ka lejuar vizitë 30-ditore pa viza ishullin tropikal në Detin e Kinës Jugore.

Rusia, Britania, Franca, Gjermania, Norvegjia, Ukraina, Italia, Austria, Finlanda, Holanda, Danimarka, Zvicra, Suedia, Spanja, Belgjika, Republika Çeke, Estonia, Greqia, Hungaria, Islanda, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Malta, Polonia, Portugalia, Sllovakia, Sllovenia, Irlanda, Qiproja, Bullgaria, Rumania, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Brazil, Argjentina, Meksika, Kili, Australia, Zelanda e Re, Korea e Jugut, Japonia, Singapori, Malajzia , Tajlandë, Kazakistan, Filipine, Indonezi, Brunei, Bjellorusi, Emiratet e Bashkuara Arabe Irati dhe Katari janë vendet që kanë këtë privilegj.

Kushti i vetëm për të vizituar këtë vend pa viza është të udhëtohet me agjencinë turistike e cila është e regjistruar tek organet e vendit.

© ZHURNAL 20.06.2018, 16:27 | Xh.I. | 1,405 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."