E FUNDIT Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me 69 vota Pro
maqedonia
E fundit Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me 69 vota Pro

E fundit Kuvendi ratifikoi marrëveshjen me 69 vota Pro

Shkup, 20 qershor - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë ratifikoi marrëveshjen me Greqinë me 69 vota pro dhe asnjë kundër, raporton Zhurnal.

Në seancë nuk morën pjesë deputetët e partisë opozitare VMRO-DPMNE.

Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij në seancën kuvendore për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë tha se qytetarët do ta sjellin vendimin përfundimtar për çështjen e emrit.

“Para tre ditëve nënshkruam dokument për t’i dhënë fund çështjes tre dekadëshe. Kemi nënshkruar fillimin e fundit të paqartësive. Zgjidhje e dinjitetshme për të dyja palët. Gjuha dhe identiteti nuk do të shkelen nga marrëveshja”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër.

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe Komisioni për Çështje Evropiane i dha dritë jeshile marrëveshjes, ndërsa tani e njëjta do të dërgohet tek presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar.

© ZHURNAL 20.06.2018, 13:19 | Xh.I. | 2,926 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."