Martohen vëlla e motër, por rrezikojnë burgun (Foto)
kuriozitete
Martohen vëlla e motër, por rrezikojnë burgun (Foto)

Martohen vëlla e motër, por rrezikojnë burgun (Foto)

Debby e Joy, respektivisht 50 dhe 37 vjeç, thonë se ajo e tyre ishte një dashuri me shikim të parë. Pas 15 vjetësh fejesë janë martuar në Florida, SHBA.

 

Por për 10 vjet e kanë mbajtur të fshehur lidhjen e tyre nga familjarët, sepse të dy janë motër dhe vëlla: kanë të njëjtin baba. Në SHBA është e paligjshme martesa mes vëllezërve dhe motrave, por ata arritën të manipulojnë regjistrin e gjendjes civile, duke parë se kanë dy mbiemra të ndryshëm: tashmë rrezikojnë deri në 15 vjert burg dhe një gjobë nga 18 deri në 24 mijë dollarë.

 

Debby ishte 35 vjeç dhe Joe 23 kur u takuan për herë të parë. “Edhe pse ne jemi motrën e vëlla dhe kemi të njëjtin gjak, ne nuk jemi rritur së bashku,” tha gruaja për tabloidin britanik “The Sun”.

 

Debby, në fakt, u adoptua si fëmijë, por sapo ajo u rrit donte me çdo kusht për të gjetur prindërit e saj biologjikë.

 

Kështu, pagoi një hetues privat për 35 vjet për t’i gjetur ata. “Kur i takova, babai im më tha se kisha një gjysmë vëlla me emrin Joe dhe ata më treguan një foto”. Gruaja nisi kërkimin e saj menjëherë dhe u takua me të në Nju Jork.

 

“Duket si një klishe, por kur pamë sytë e njëri-tjetrit për herë të parë, ne ramë në dashuri”. Në mbrëmje pas takimit të tyre të parë, Joe i kërkoi Debby-t të dilte dhe i tregoi gruas që ai kishte ndjerë të njëjtën ndjenjë kur u takua me të. Pas dy javësh të dy nisën të jetojnë bashkë, por nëse dikush nga familja e tij vinte t’i takonte, Joe flinte në dhomën e mysafirëve dhe pretendonte se ishin thjesht vëlla dhe motër.

 

Për 10 vjet e kanë mbajtur të fshehtë marrëdhënien e tyre. “Isha shumë nervoze nga ideja për t’u thënë familjarëve që Joe dhe unë ishim bashkë. Por kur ia zbuluam, na thanë se e kishin imagjinuar një gjë të tillë. Shkoi mirë, ndryshe nga ç’e kishim parashikuar. Të gjithë na thanë se për ta ishte e rëndësishme që të ishim të lumtur”.

 

Debby e Joe janë mrtuar në Bashki. “Donim ta bënim edhe pse është e paligjshme, duhemi shumë dhe pak rëndësi ka për ne. Nuk e kuptuam se jemi motër e vëlla, sepse kemi mbiemra të ndryshëm”. Por ligji amerikan, parashikon deri në 15 vjet burg dhe një gjobë që shkon deri në 24 mijë dollarë.

© ZHURNAL 20.06.2018, 12:36 | Z.H. | 11,052 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."