Jetoi me organet jetësore jashtë trupit për 19 vite, shpëtohet vajza (FOTO)
kuriozitete
Jetoi me organet jetësore jashtë trupit për 19 vite, shpëtohet vajza (FOTO)

Jetoi me organet jetësore jashtë trupit për 19 vite, shpëtohet vajza (FOTO)

Një vajzë e cila ka jetuar me organet e saj jetësore jashtë trupit pët 19 vite është shpëtuar nga mjekët.

 

Sauda Suleiman Amour lindi me një defekt në bark dge mëlçia si edhe një pjesë e zorrëve të saj dilnin jashtë barkut, mbuluar vetëm me një shtresë të hollë lëkure.

 

Pacientët zakonisht operohen brenda pak orëve pas lindjes por Sauda bëri vetëm 2 operacione pa sukses kur ishte 5 vjeçe.

 

Ajo braktisi shkollën 4 vite më parë për shkak të bullzimit dhe nxënësve që i thonin se dukej sikur ishte shtatzënë.

 

19-vjeçarja iu nënshtrua një operacioni dhe mjekët arritën që ti vendosinin organet brenda trupit.

 

Sauda, nga Tanzani tani po shërohet plotësisht në shtëpi.

 

Gjendja e saj njihet si një omphalocele e madhe apo ‘gjigante’ dhe prek rreth një në çdo 5.400 foshnje të lindur çdo vit në SHBA.

 

Gjatë zhvillimit në mitër, organet abdominale të foshnjës, të cilat mund të përfshijnë zorrët, mëlçinë dhe organet e tjera rriten në mënyrë jonormale në një qeskë të pavarur të indeve të jashtme jashtë barkut.

 

Në javët e para të shtatëzanisë, pjesët e sistemit të tretjes rriten jashtë trupit. Por këto pjesë të trupit kthehen në bark në javën e 11-të të shtatëzanisë,

 

Por mëlçia dhe zorrët e Saudës nuk u kthyen kurrë brenda në trup dhe ajo lindi me organet jetësore jashtë.

© ZHURNAL 20.06.2018, 11:35 | Z.H. | 4,481 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."