Kompania amerikane “Telamon” do të investojë në Maqedoni
ekonomi
Kompania amerikane “Telamon” do të investojë në Maqedoni

Kompania amerikane “Telamon” do të investojë në Maqedoni

Shkup, 20 qershor - Kompania amerikane “Telamon” do të investojë katër milionë euro në Maqedoni ku sipas planit të biznesit të kompanisë, janë paraparë 300 punësime të reja në pesë vitet e para.

Informacionin për propozim-marrëveshjen për ndarjen e ndihmës shtetërore të shoqatës për prodhim dhe tregti “Telamon Evropa Maqedoni SHPKNJP Shkup” ishte miratuar në seancën e djeshme qeveritare.

“Telamon” prodhon makina për bashkim, makina automatike për prerjen e kabllove, shiritave, makinave për prerje dhe mbyllje.

Kompania është njëra ndër më të mëdhatë në SHBA dhe ka përfaqësi të veta në Indiana, Ilionis, Kaliforni, Arkansas, Ohajo, Nju Xhersi, Kansas dhe Misuri, dy kapacitete ndërkombëtare në Kinë dhe një në Meksikë. fabrika në Republikën e Maqedonisë do të jetë kapaciteti i katërt ndërkombëtar dhe seli e Telamonit në Evropë.

© ZHURNAL 20.06.2018, 10:14 | D.J. | 766 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."