Zv.kryeministri Lika: Maqedonia po vihet në hartën e vendeve të qëndrueshme
maqedonia
Zv.kryeministri Lika: Maqedonia po vihet në hartën e vendeve të qëndrueshme

Zv.kryeministri Lika: Maqedonia po vihet në hartën e vendeve të qëndrueshme

Shkup, 17 qershor - Pas nënshkrimit të marrëveshjes mes të dy palëve zv.kryeministri Hazbi Lika është shprehur se me këtë rast po zgjidhet kontesti mes dy vendeve i cili ka zgjatur me vite, transmeton Zhurnal.mk

"Me nënshkrimin e marrëveshjes për emrin me Greqinë, zgjidhet edhe kontesti midis dy shteteve, i cili ka zgjatur me vite. Me këtë kemi hapur një perspektivë të re evropiane, mundësi për zhvillim të frytshëm ekonomik dhe mirëqenie më stabile në vend", është shprehur kështu Lika.

Sipas tij, qeveria është e përkushtuar në rrugën euroatlantike ndërsa vendi vendoset në hartën e vendeve të qëndrueshme.

"Përfundimisht Maqedonia po vihet në hartën e vendeve të qëndrueshme. Qeveria mbetet e përkushtuar në rrugën drejt BE dhe NATO", thekson mes tjerave zv.kryeministri Lika.

© ZHURNAL 17.06.2018, 21:30 | T.E. | 3,503 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."