“Arturo Ui” sjell satirën politike që përkon me realitetin
kulture
“Arturo Ui” sjell satirën politike që përkon me realitetin

“Arturo Ui” sjell satirën politike që përkon me realitetin

Prishtinë, 14 qershor – Përvjetori jubilar i karrierës së bujshme të regjisorit kosovar Bekim Lumi do të rrumbullakohet me një shfaqje të cilën ai kishte ëndërruar ta realizonte tash e dy dekada. Kompleksiteti i kësaj drame të shkruar në vitin 1941 nga dramaturgu i njohur gjerman Bertol Brecht, po ashtu edhe thellësia që sjell ky tekst, kanë bërë që Lumi tek tash ta realizojë atë. Premiera përkon edhe me 120-vjetorin e vdekjes së Brechtit.

 

Drama “Arturo Ui” për herë të parë inskenohet nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Tema që trajton, ani pse është shkruar shumë vjet më parë, përkon me realitetin e sotëm dhe Lumi e ka ndërlidhur atë me trendët e zhvillimit në botë, e po ashtu edhe me ato të pasluftës në Kosovë.

 

Kjo satirë politike do të shfaqet premierë sonte (e enjte) në skenën e TKK-së pas një procesi të gjatë përgatitjesh. Ani pse Lumi kishte planifikuar që një gjë e tillë të ndodhte në fund të vitit të kaluar, kjo u shty për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

 

Si rezultat i një pune të madhe, rëndësisë artistike e estetike që ka shfaqja “Arturo Ui”, drejtori artistik i TKK-së, Agon Myftari, ditën e premierës e ka cilësuar si ditë feste për teatrin.

 

Rolin kryesor, atë të gangsterit Arturo Ui, ia ka besuar Bujar Ahmetit. Ndërsa pjesë tjetër e kastës janë edhe Afrim Kasapolli, Afrim Muçaj, Labinot Raci, Faris Berisha, Ylber Bardhi, Ismet Azemi, Edon Shileku, Valmir Krasniqi, Shpëtim Kastrati, Kushtrim Qerimi, Muhamet Arifi dhe Alban Rexha (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

© ZHURNAL 14.06.2018, 13:49 | Z.H. | 696 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."