ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Spasovski: Ta kthejmë besimin e qytetarëve në polici

I shoqëruar nga zëvendësministri Agim Nuhiu dhe disa bashkëpunëtorë, Spasovski pati takim pune me kryetarin e Gostivarit Arben Taravarin. Temë e bisedimeve mes tjerash kanë qenë edhe formimi i trupit të përbashkët ku do të përfshihen policia, prokuroria publike dhe push

Gostivar, 13 qershor - Kthimi i besimit të qytetarëve në polici duhet të fillojë me kthimin e lidhjes midis vetëqeverisjes lokale dhe pushtetit vendor, veçanërisht me MPB-në. Këtë mesazh sot e dërgoi ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili e vizitoi Komunën e Gostivarit.

I shoqëruar nga zëvendësministri Agim Nuhiu dhe disa bashkëpunëtorë, Spasovski pati takim pune me kryetarin e Gostivarit Arben Taravarin. Temë e bisedimeve mes tjerash kanë qenë edhe formimi i trupit të përbashkët ku do të përfshihen policia, prokuroria publike dhe pushteti vendor qëllim i i të cilit do të ishte parandalimi nga problemet dhe siguria në trafik në periudhën e verës në sezonin ndërtimor.

Ai tha se komunikimi midis policisë dhe pushtetit lokal nuk ka qenë në nivel të nevojshëm dhe se kjo në të ardhmen duhet të tejkalohet.

Për ministrin Spasovski është me rëndësi të aktivizohen edhe këshillat për parandalim për shkak se, siç theksoi, kjo është me rëndësi të madhe për ngritjen e vetëdijes publike për veprim parandalues.

Kryetari i Gostivarit Arben Taravari pas takimit deklaroi se kjo është vizita e parë zyrtare e një ministri në Komunën e Gostivarit.

"Flasim në përgjithësi për problemet të cilat janë në rajon. E informova edhe për rastin me sulm,in e dy të punësuarve në gjimnaz dhe kërcënimet të cilat ishin drejtuar ndaj meje. Flasim edhe për përmirësimin e komunikimit midis policisë dhe pushtetit lokal dhe se ministri mund të ndihmojë në këtë drejtim", tha Taravari.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.06.2018, 19:04  | T.E. | 1,409 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | T.E. | 5.925 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.