ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
BE trefishon buxhetin: 10 mijë roje në kufij

BE do të vendosë një trupë prej 10 mijë rojesh në patrullimin e kufijve të saj tokësorë dhe detarë, si dhe do t’i trefishojë deri në 5 miliardë euro në vit shpenzimet për vënien në shënjestër të emigracionit brenda bllokut.

Bruksel, 13 qershor - BE do të vendosë një trupë prej 10 mijë rojesh në patrullimin e kufijve të saj tokësorë dhe detarë, si dhe do t’i trefishojë deri në 5 miliardë euro në vit shpenzimet për vënien në shënjestër të emigracionit brenda bllokut.
 
Ndërtimi i infrastrukturës së re në kufi, përfshirë skanera, sisteme automatike të njohjes së targave të automjeteve dhe laboratorë të lëvizshëm për analiza, do të jetë prioritet bashkë me patrullimet me qen të trajnuar. Duke publikuar planin e tij të shpenzimeve prej 34.9 miliardë dollarësh, për vitet 2021-2027, Komisioni Evropian insistoi sidoqoftë se nuk do të financonte vendosjen e rrethimeve në kufijtë e BE, siç është kërkuar nga kryeministri djathtist i Hungarisë, Viktor Orban.
 
KE, ndërkohë, do të nxjerrë para Gjykatës Evropiane të Drejtësisë Poloninë, Hungarinë dhe Republikën çeke, për faktin se ato nuk kanë respektuar sistemin e kuotave të detyrueshme që synonte të sistemonte rreth 120 mijë refugjatë sirianë. Hungaria nuk ka pritur asnjë refugjat që kur kuotat janë miratuar, Polonia nuk e ka bërë këtë që nga 2016,  Republika çeke në anën tjetër, nuk ka pranuar asnjë refugjat që nga gushti.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.06.2018, 19:25  | T.E. | 951 i lexuar

 

 

 

Anulohet sërish tenderi për ndihmë financiare për kompanitë ajrore në Maqedoni

Shkup, 17 tetor - Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, sot njoftoi se sërish është anuluar shpallje publike për ndihmë financiare të kompanive ajrore, që u publikua më 13 shtator të këtij viti.

Në konferencë për shtyp nga qeveria, Sugareski tha se deri në fund të afatit është dorëzuar vetëm një ofertë nga “Wizz Air”, e cila nuk ka përkuar me kushtet dhe kriteret e tenderit.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 12:00  | T.E. | 156 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.