Ivanov: Marrëveshja është e papranueshme, nuk e përkrahi!
maqedonia
Ivanov: Marrëveshja është e papranueshme, nuk e përkrahi!

Ivanov: Marrëveshja është e papranueshme, nuk e përkrahi!

Shkup, 13 qershor - Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov ka deklaruar se për atë, marrëveshja e arritur mes kryeministrit Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras për çështjen e emrit është e papranueshme. Ai ka thënë se kjo marrëveshje është, marrëveshje personale e Zaevit dhe Dimitrovit, andaj edhe përgjegjësia është e atyre.

“Kjo marrëveshje është braktisje e pozicioneve të deritanishme, që u vërtetuan në takimet e liderëve, se nuk ka ndryshim të emrit për përdorim të përgjithshëm. Kjo marrëveshje është e papranueshme dhe e pa dinjitetshme. Me këtë marrëveshje rrënohen institucionet shtetërore. Nuk do të legalizoj ndërtesa të paligjshme politike.”, ka thënë Ivanov.

Ai tha se me këtë marrëveshje parashikohet edhe ndryshimi i Preambulës së Kushtetutës dhe pyeti nëse është patriotizëm fshirja e nenit për mbrojtjen e pakicës maqedonase jashtë shtetit.

Sipas tij Greqia ka plotësuar kërkesat e saja maksimaliste.

“I bëj thirrje popullit maqedonas të mos ketë frikë. Nuk do të heq dorë as presionet dhe kërcënimet. Nuk do të përkrah marrëveshje të tillë të dëmshme”, ka thënë Ivanov.

© ZHURNAL 13.06.2018, 17:58 | T.E. | 1,967 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."