ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Hoxha: Ndryshimi i dokumenteve pas skadimit të ekzistueseve

“Ndryshimi i dokumenteve personale do të bëhet në faza, apo në etapa, ashtu siç parasheh marrëveshja. Pra, me skadimin e afatit të përdorimit të dokumenteve aktuale, do të mund të aplikohet për dokumente të reja, në të cilat do të figurojë emri i ri i shtetit pas arritj

Shkup, 13 qershor - Dokumentet e udhëtimit do të ndryshohen vetëm kur dokumenteve aktuale do t’u skadojë afati, sqarojnë nga qeveria dilemat e hapura pas arritjes së dakordimit për ndryshimin e emrit. Zëdhënësi i qeverisë, Muhamed Hoxha, sqaron se ndryshimi i dokumenteve do të rrjedhë në faza, në afatin e rregullt të ndryshimit, që nënkupton se ky proces nuk do të jetë barrë shtesë financiare për qytetarët.

“Ndryshimi i dokumenteve personale do të bëhet në faza, apo në etapa, ashtu siç parasheh marrëveshja. Pra, me skadimin e afatit të përdorimit të dokumenteve aktuale, do të mund të aplikohet për dokumente të reja, në të cilat do të figurojë emri i ri i shtetit pas arritjes së marrëveshjes dhe pas ratifikimit të së njëjtës”,- tha zëdhënësi i qeverisë, Muhamet Hoxha.

Sa u përket përmendoreve të vendosura në kuadër të “Shkupi 2014”, nga qeveria sqarojnë se nuk do të rrënohen, por do të riemërohen ashtu si u ka hije.

“Ushtari në Kalë do të emërohet ashtu siç i ka hije, pra Aleksandri i madh, dhe për të njëjtin do të japim shpjegim për çka bëhet fjalë. Pra, Aleksandri i Madh i kohës antike të Helenëve dhe si vlerë historike dhe kulturore me përmasa botërore. Nuk ka rrënim të Aleksandrit të Madh, por i njëjti do të mbetet si simbol i fqinjësisë së mirë në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë. Dhe e njëjta do të ndodhë me përmendoren e Filipit të II, dhe Olimpisë”, tha zëdhënësi i qeverisë, Mile Boshnjakovski.

Zëdhënësit e Qeverisë po ashtu potencuan se nuk do të ketë ndryshime as në himnin e shtetit e as në simbolet shtetërore.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.06.2018, 17:57  | T.E. | 1,378 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | T.E. | 5.749 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.