ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Boshnjakovski: Non-pejperi grek nuk korrespondon me marrëveshjen

Shkup, 13 qershor  – Non-pejperi nga marrëveshja për zgjidhjen e kontestit për emrin ndërmjet kryeministrave Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras që u shfaq në opinionin grek, sipas zëdhënësit të Qeverisë së Maqedonisë Mile Boshnjakovski, është interpretim dhe nuk korrespondon me  nenet origjinale të marrëveshjes.

“Në bazën e marrëveshjes është konfirmuar se si Greqia e interpreton dhe emëron termin Maqedoni. Edhe ata e kanë pranuar këtë si ne që e quajmë dhe interpretojmë termin Maqedoni. Bëhet dallim i qartë ndërmjet asaj se çka nënkupton për ta Maqedonia dhe kjo është e pranueshme për ne dhe se çka nënkupton për ne Maqedonia është e pranueshme për  ta”, tha Boshnjakovski.

Përsëriti se ne e ruajmë  të drejtën që të emërohemi si maqedonas.

“Marrëveshja parasheh përkthim të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut në të gjitha gjuhët. Marrëveshja nuk parasheh transkriptim në alfabetin latin të emrit Republika e Maqedonisë së Veriut. Mes të tjerash edhe kjo qëndronte në këtë dokument, që nuk është e saktë”, tha zëdhënësi i Qeverisë Boshnjakovski.

Me marrëveshjen, pohon ai, ruhet identiteti maqedonas dhe gjuha maqedonase.

Nuk do të ekzistojë fusnotë në KB. Në marrëveshje ekziston një nen, që është fakt shkencor, se gjuha maqedonase bën pjesë në grupin e gjuhëve sllave të jugut”, tha Boshnjakovski.

Simbolet shtetërore, sipas Boshnjakoskit, aspak nuk ishin pjesë e procesit negociues.

“Himni, flamuri dhe stema mbeten të njëjta” tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, duke theksuar se më nuk do të komentojnë dokumente jozyrtare.

Në lidhje me riemërimin e institucioneve shtetërore ata, sipas Boshnjakoskit duhet ta ndjekin “frymën” e marrëveshjes.

Vetë marrëveshja do të jetë në etapa dhe implementimi është  planifikuar në periudhën e ardhshme pesëvjetore dhe se si hapen kapitujt me BE-në për anëtarësim.

Qytetarët nuk do të kenë shpenzime shtesë për ndryshim të dokumenteve të udhëtimit dhe dokumentet e tjera. Ato, sipas Boshnjakovskit, do të ndryshohen kur të kalojë afati i tyre.

“Ato shpenzime do të jenë shpenzimet e rregullta që do t’i kenë qytetarët gjatë nxjerrjes së dokumenteve të reja të udhëtimit”, tha zëdhënësi i Qeverisë, duke shtuar se për të gjitha shpenzimet e tjera bëhet analizë dhe ekziston mundësi që ato të paketohen në atë mënyrë që qytetarët të mos bartin kurrfarë shpenzime.

Për momentin ende nuk dihet se ku dhe kur do të nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Zaevit dhe Ciprasit. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 13.06.2018, 14:57  | D.J. | 1,349 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | D.J. | 5.614 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.