Do të miratohet ligj i ri për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit
maqedonia
Do të miratohet ligj i ri për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit

Do të miratohet ligj i ri për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit

Shkup, 13 qershor – Qëllimi i Propozim-ligjit për parandalim të larjes së parave dhe financim të terrorizmit, i cili dje u miratua në seancë qeveritare, është harmonizim me dispozitat nga Direktiva e katërt e BE-së për parandalim të përdorimit të sistemit financiar për larjen të parave dhe financim të terrorizmit prej vitit 2015.

“Konform kësaj direktive, mes tjerash, saktësohen dhe harmonizohen dispozitat të cilat kanë të bëjnë në pronarët e vërtetë dhe parashikohet vendosja e regjistrit të pronarëve të vërtetë në suaza të Regjistrit qendror të RM-së, informoi sot në konferencë për shtyp zëdhënësi qeveritar Mile Boshnjakovski.

Me këtë parashikohet obligim për personat juridikë të podesojnë, ruajnë dhe t’i evidentojnë në regjistrin e pronarëve të vërtetë, të dhënat për pronarët e tyre të vërtetë për kryerjen e pagesë me para të gatshme prej 15.000 euro në 2.000 euro.

Sipas Boshnjakovskit, ky ligj përmban tre komponentë kyçë.

Në punën e dytë, sipas tij, është ajo që personat juridikë nën regjistër do të duhet t’i regjistrojnë personat e vërtetë.

Në seancë janë konfirmuar edhe ndryshimet e Ligjit për shoqata tregtare me të cilat parashikohet të kryhet fshirja e dispozitave për shoqatat e fshehta që të rritet transparenca në qarkullimin jeridik dhe të ulen mundësitë për fshehje të tatimit.

© ZHURNAL 13.06.2018, 14:55 | D.J. | 826 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."