Dimitrov në Berlin në takim me Mas
maqedonia
Dimitrov në Berlin në takim me Mas

Dimitrov në Berlin në takim me Mas

Shkup, 13 qershor  – Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën Federale të Gjermanisë.

Dimitrov në Berlin do të ketë takim me nikoqirin e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të RF të Gjermanisë, Hajko Mas, i cili e ndërmori detyrën në mars të këtij viti.

Gjatë vizitës, Dimitrov do ta takohet edhe me Jan Heker, këshilltarin për politikë të jashtme të kancelares gjermane Angela Merkel, ndërsa do ta vizitojë edhe Bundestagun gjerman, me ç’rast do të ketë fjalim para anëtarëve të Komisionit për çështje evropiane, kumtoi MPJ-ja e Maqedonisë.

© ZHURNAL 13.06.2018, 14:42 | Xh.I. | 1,450 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."