Najçevska: Ivanov është i rrezikshëm për shtetin dhe qytetarët, punën e tij ta bëjë kryeparlamentari
maqedonia
Najçevska: Ivanov është i rrezikshëm për shtetin dhe qytetarët, punën e tij ta bëjë kryeparlamentari

Najçevska: Ivanov është i rrezikshëm për shtetin dhe qytetarët, punën e tij ta bëjë kryeparlamentari

Shkup, 13 qershor -  Profesoresha dhe aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska ka reaguar lidhur me sjelljen e presidentit, Gjorge Ivanov pasi që ai sot ka lëshuar takimin me kryeministrit Zoran Zaev dhe Ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, të cilët shkuan në rezidencën e tij në Vodno për ta informuar rreth marrëveshjes së arritur me Greqinë, shkruan Zhurnal.

"Gjykata Kushtetuese të veprojë në bazë të nenit 82 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, sipas të cilit në kushte të obstruksioneve të vazhdueshme dhe në kushte ku nuk mundet të ushtrojë funksionin për një kohë, deri në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale, detyrën e presidentit ta ushtrojë kryetari i Kuvendit", ka shkruar Najçevska.

Përndryshe, neni 82 i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë thotë se: "kushtet për ndërprerjen e funksionit të Presidentit të Republikës përcaktohet nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë në mënyrë zyrtare "

Sipas saj, sëmundja mendore është baza për paaftësinë e përhershme për të kryer një funksion.

"Gjykata Kushtetuese duhet që ti shqyrtojë kushtet për fillimin e procedurës për marrjen e aftësisve të drejtimit, presidentit Gjorge Ivanov, për shkak të mungesës së manifestuar të shumëfishtë të kontaktit thelbësor me realitetin dhe pamundësinë për të dalluar të mirën nga e keqja. Qytetarët e Maqedonisë patjetër se duhet të jenë të mbrojtur nga sëmundjet serioze të presidenti Ivanov, dhe përgjegjësia për një mbrojtje të till është mbi Gjykatën Kushtetuese", thekson Mirjana Najçevska, profesoresh universitare dhe aktiviste për liri dhe të drejtat e njeriut, transmeton Zhurnal.

© ZHURNAL 13.06.2018, 14:45 | D.J. | 10,254 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."