Mickoski takon Ivanovin, nuk prononcohet për mediat
maqedonia
Mickoski takon Ivanovin, nuk prononcohet për mediat

Mickoski takon Ivanovin, nuk prononcohet për mediat

Shkup, 13 qershor - Kryetarit i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sapo ka përfunduar takimin me kreun e shtetit Gjorge Ivanov në lidhje me marrëveshjen e arritur dje, për çështjen e emrit me Greqinë.

Ai nuk ka dashur të prononcohet për mediat duke u larguar menjëherë  pas takimit. Nga ky takim dihet vetëm një detal se takimi nuk ka zgjatur  2 minuta si në takimin e mëngjesit mes presidentit dhe kryeministrit, por plot një orë. ,Mickoski pasditen e sotme do të takojë edhe kryeministrin Zaev në selinë e Qeverisë.

© ZHURNAL 13.06.2018, 14:35 | Xh.I. | 1,537 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."