Perezi e urdhëron Lopeteguin t’i largojë pesë yje prej Realit
sport
Perezi e urdhëron Lopeteguin t’i largojë pesë yje prej Realit

Perezi e urdhëron Lopeteguin t’i largojë pesë yje prej Realit

Julen Lopetegui, trajneri aktual i Spanjës, nënshkroi një kontratë trevjeçare me Real Madridin, i cili do të jetë pasardhës i Zinedine Zidanet.

Natyrisht, zgjedhja e papritur për një trajner të ri Real është tema kryesore në mediat spanjolle.

Lopetegui është një tifoz i lojtarëve të rinj duke përjashtuar gardën e vjetër ndërsa preferon formacionin 4-3-3 si dhe posedim të topit.

Kjo ka bërë që të spekulohet se me bekimin e presidentit, spanjolli nuk do të llogaritë në shërbimet e Cristiano Ronaldos, Luka Modricit, Gareth Balet, Karim Benzemat dhe Keylor Navasit.

“Ai kurrë nuk do të luajë në ekipin tim”, kishte thënë spanjolli tre vjet më parë për Gareth Balen.

Dy prej lojtarëve që e kanë të sigurt qëndrimin te madrilenët janë Casemiro, të cilin e ka pas nën urdhra 51-vjeçari edhe te Porto si dhe kapiteni Sergio Ramos, i preferuari i presidentit Florentino Perez.

Ndryshe, Lopategui do ta merr drejtimin e madrilenëve posa të përfundoj kampionati botëror në Rusi.

© ZHURNAL 13.06.2018, 13:09 | Xh.I. | 1,206 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."