Klubet fitojnë miliona euro për lojtarët e tyre që i dërgojnë në botëror, La Liga dhe Real Madridi prijnë
sport
Klubet fitojnë miliona euro për lojtarët e tyre që i dërgojnë në botëror, La Liga dhe Real Madridi prijnë

Klubet fitojnë miliona euro për lojtarët e tyre që i dërgojnë në botëror, La Liga dhe Real Madridi prijnë

FIFA u ka ndarë vetëm për fazën e grupeve 384 klubeve një shifër prej 150 milionë euro si shpërblim për lojtarët e tyre që do të luajnë në Kampionatin Botëror.

Sipas llogaritjeve të bëra, pjesa më e madhe e kësaj shifre shkon për ekipet e La Ligës spanjolle, për të cilën përfituesi më i madh është Real Madridi.

FIFA u paguan klubeve 7236 euro në ditë për çdo futbollist pjesëmarrës në Kupën e Botës.

Pagesa ka filluar në 31 maj dhe do të ndërpritet një ditë pas finales së evenimentit.

Nëse një lojtar që luan në Kampionatin Botëror ka ndërruar klub më shumë se 1 herë nga 2016 e deri tani, ekipet e mëparshme të tij do të marrin 1/3 e pagës së akorduar.

Real Madridit do të përfitojë 3.35 milionë euro.

“Los Blancos” ndiqen nga kampionët e Anglisë, Manchester City me 3.2 milionë euro.

Barcelona përfiton nga Lionel Messi, Andres Iniesta e të tjerët, 2.7 milionë euro nga FIFA.

Sa u përket kampionateve, Liga Premier përfiton në total 27.41 milionë euro deri në fundin e fazës së grupeve.

Përfitime sigurojnë edhe klubet italiane, pavarësisht se Italia nuk është në Kupën e Botës.

Juventusi dhe ekipe e tjera të Serisë A, marrin nga FIFA për lojtarët e tyre 12.68 milionë euro, duke lënë pas Ligue 1 në Francë me 12.29 milionë euro.

Surprizën në këtë pikë e bën liga e Arabisë Saudite, e renditur në vendin e 8, ekipet e së cilës sigurojnë 5.3 milionë euro.

© ZHURNAL 13.06.2018, 11:04 | Xh.I. | 1,062 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."