Në prill Maqedoninë e kanë vizituar mbi 82 mijë turistë
ekonomi
Në prill Maqedoninë e kanë vizituar mbi 82 mijë turistë

Në prill Maqedoninë e kanë vizituar mbi 82 mijë turistë

Shkup, 12 qershor – Në Maqedoni në prill tëç këtij viti janë evidentuar 82.635 turistë, të cilët kanë realizuar 164.183 buajtje, kumtoi Enti shtetëror i statistikave.

Numri i turistëve në prill të vitit 2018 në krahasim me prillin e vitit të kaluar, është  rritur për 21.4 për qind, ndërsa i buajtjeve për 17.2 për qind.

Numri i turistëve vendorë është rritur për 12.3, ndërsa i turistëve të huaj për 25.5 për qind.

Numri i buajtjeve të turistëve vendorë është rritur për 6.1, ndërsa i turistëve të huaj për 24.5 për qind.

Në periudhën janar – prill 2018, lidhur me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 18.7 për qind, dhe atë: tek turistët vendorë për 10.8 për qind, ndërsa tek të huajt për 23 për qind.

Numri i buajtjeve, ndërkaq është rritur për 17.5 për qind. Tek turistët vendorë ka rritje për 10.3, ndërsa tek të huajt për 22.5 për qind.

© ZHURNAL 12.06.2018, 15:39 | Xh.I. | 671 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."