Kapen valltare dhe lëndë narkotike në Gostivar
kronika
Kapen valltare dhe lëndë narkotike në Gostivar

Kapen valltare dhe lëndë narkotike në Gostivar

Shkup, 12 qershor - MBP njofton se në mesnatë është kryer një batisje e hotelit “Alpa Mare” pronë e T.F. (49) nga fshati Negotinë i Gostivarit.

Gjatë hetimeve paraprake në vendëngjarje janë zbuluar shënja gishtash ku është bërë e mundur edhe zbardhja e çështjes.

Janë takuar personat: A.O. 19 vjeç nga fshati Pirok-Tetovë i punësuar si kamarier, A.B.44 vjeç nga fshati Negotinë, i cili ka punuar si barist, dhe disa femra që kanë punuar si këngëtare dhe vallëtare: S.M. 21 vjeçe nga Makedonski Brodi, D.Gj. 39 vjeçe nga Velesi, R.M. 33 vjeçe nga Shqipëria me qëndrim në Gostivar, T.J. 31 vjeçe nga Gostivari, B.B. 44 vjeçe nga Shqipëria me qëndrim në Maqedoni-Gostivar, dhe I.C. 45 vjeçe gjithashtu nga Shqipëria me qendrim në Maqedoni-Gostivar.

Bastisja është kryer në prezencë të pronarit të lokalit T.F. ku gjatë kontrollit menjëherë pas barit janë gjetur 9 qese me substanca e panjohur pluhuri, dhe një enë metalike me shenja të dukshme të substancave të lartëpërmendura, që bën të ketë dyshim të arsyeshëm, se në hapësirat e lokalit përdoren lëndë narkotike.

Lëndët e gjetura janë siguruar si provë materiale ndërsa A.B. për ekspertizë si dhe procedurë të mëtejme.

© ZHURNAL 12.06.2018, 14:35 | D.J. | 5,856 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."