Angjushev: Përmes harmonizimit me popullsinë lokale deri në suksese të mëdha në xehetari
ekonomi
Angjushev: Përmes harmonizimit me popullsinë lokale deri në suksese të mëdha në xehetari

Angjushev: Përmes harmonizimit me popullsinë lokale deri në suksese të mëdha në xehetari

Shkup, 12 qershor - Është e nevojshme më shumë dhe më intensivisht të punoni me popullsinë lokale dhe t’u sqaroni të gjitha rrethanat në të cilat do të veproni në mjedisin e tyre, si dhe t’u tregoni se do të punoni në mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe t’ua tregojnë përfitimet që do t’i kenë nga hapja e minierave, u porositi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, investuesve prezent në Forumin e 3-të Ekonomik për Miniera dhe Kërkime “MINEX EUROPE 2018”, që sot dhe nesër zhvillohet në Shkup.

“Në vend kohën e fundit paraqiten ndjenja negative kur përmendet xehetaria. Kjo bazohet në sjelljen e papërgjegjshme me vite  të koncesionerëve të papërgjegjshëm në vend. Koncesionerët dhe pushteti qendror duhet më shumë të punojnë me popullsinë lokale dhe t’i sqarojnë se ka teknologji dhe teknika të cilat nuk janë të dëmshme për mjedisin”, tha Angjushev.

Theksoi se deri në situatë siç është aktualisht në xehetarinë në vend mund të arrihet vetëm nëse pushteti qendror punon pa konsultime me popullsinë lokale.

“Jam i bindur se ndjenja negative e cila paraqitet te popullsia kur përmendim fjalën xehetari do ta tejkalojmë të gjithë së bashku. Duhet t’u tregojmë bashkësive lokale dhe organizatave civile cilat janë përfitimet nga xehetaria pa pasur dëme në shëndetin dhe mjedisin e tyre. Duhet sidomos t’u shpjegojmë se nuk ka dëme ndaj prodhimeve bujqësore, sepse janë të shqetësuar nëse ka minierë në rrethinën e tyre. Shpresoj që si investues, do t’a shihni se Maqedonia po shkon në drejtim të integrimeve euroatlantik, që nënkupton stabilitet, siguri dhe standarde”, thekson Angjushev

Ai theksoi se xehetaria në prill të këtij viti shënon rritje prej 1,3 për qind me muajin e njëjtë vitin e kaluar dhe se marrin pjesë me 8,31 për qind në prodhimtarinë industriale në vend. Paralajmëroi se do të punohet në ndryshime të Ligjit për lëndë të para minerale.

“Në Maqedoni, nëse transferohet koncesioni nga një pronar në një tjetër për eksploatimin e lëndëve të para Ligji  parashikon t’i paguhet shtatë për qind shtetit nga vlera e paraparë e marrëveshjes biznesit. Por ky ligj në të kaluarën u shmang në mënyrë që marrëveshja nuk ka ndodhur në Maqedoni, por shiteshin nënat kompani jashtë vendit. Do të bëjë ndryshime të Ligjit, dhe pas dallim ku do të ndodhë transferimi i pronësisë mjetet do të duhet të paguhen në Buxhet sepse në Maqedoni ndodh eksploatim i lëndëve të para minerale”, tha Angjushev dhe shtoi se në këtë mënyrë vendi në të kaluarën ka humbur qindra miliona euro.

Ambasadori britanik, Çarls Garet theksoi se përmes Forumit Mineks, për herë të parë në Maqedoni vjen një delegacion britanik nga sfera e xehetarisë. Kjo, siç tha, është konfirmim se Britania është e hapur për biznes.

“Sipas statistikës, xehetaria në Maqedonia ka kontribut modest në BPV dhe atë me vite, edhe pse ky është sektor me potencial, pasi Maqedonia është e pasur me derivate. Për zhvillim të një vendi, është i domosdoshëm sundimi i së drejtës dhe reforma në administratën publike. Ato reforma nuk janë të lehta, por janë thelbësore për një ekonomi që ta realizojë potencialin e vet”, tha Garet.

Ambasadorja kanadeze Kati Çaba, megjithatë, tha se vendi i saj ka reputacion botëror si biznes lider në sferën e teknologjisë përparimtare xehetare dhe shtoi se puna në minierat kanadeze është në nivelin më të lartë.

Kryetari i Asociacionit të Maqedonisë për miniera, Nikollajço Nikollov tha se xehetaria e Maqedonisë është në gjendje të keqe për shkak të mungesës së harmonisë së mjaftueshme mes Qeverisë, popullatës lokale dhe ndërmarrjeve të cilat merren me xehetari.

Ai shtoi se në vend janë regjistruar mbi 500 kompani në sferën e xehetarisë dhe se në këtë sektor punojnë 12.000 njerëz, të cilët kanë neto rrogë mesatare më lartë se 500 euro.

© ZHURNAL 12.06.2018, 13:49 | Xh.I. | 525 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."