Pogaçe e nënës
receta
Pogaçe e nënës

Pogaçe e nënës

PËRBËRËSIT:

 

1. 1/2 kg miell, 1 qeskë maja, 1 lugë e mesme sodë buke, 2 lugë vaj, kripë, ujë të vakët. Me të gjithë përbërësit zihet një brumë i fortë, i cili ngjeshet gjatë duke e përmillur tavolinen, gjersa të mos ngjitet për dërrasë. Pas disa minutash ngjeshjeje, brumi vendoset në vend të ngrohtë që të vijë për afro 1 orë. Ngjeshet edhe një herë në tavolinë të përmillur, brumi rrafshohet, vihet në tepsi të lyer me yndyrë dhe të përmillur. Vendoset në vend të ngrohtë që të vijë pak, pastaj shpohet në disa vende, lyhet me vaj, mbi hidhet miell, në mënyrë që pas pjekjes ajo të gërryhet. Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 250 gradë C, pastaj ulet temperatura në 200 gradë C për t’u pjekur për 40-50 minuta, varësisht nga trashësia e pogaçes. Pas pjekjes, ashtu e nxehtë, pogaçja gërryhet mirë e mirë. Shërbehet me speca të përgatitur në mazë, djathë, mazë, suxhuk etj. 

© ZHURNAL 14.06.2018, 18:19 | Z.H. | 747 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."