ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Ish kryeministri Georgievski për Huffingtonpost: Maqedonia perendimore duhet të jetë pjesë e Shqipërisë së madhe

Shkup, 28 maj - Ish kryeministri Lubço Georgievski duket se po shfaqet me deklarata dhe intervista gjithmonë në kohën kur vendi kalon në faza shumë të vështira politike dhe gjeostrategjike, shkruan Zhurnal.mk

Në një intervistë të fundit dhënë për gjermanen Huffingtonpost ka dhënë deklarata intriguese që po zgjojnë shumë pluhur në opinionin maqedonas e njëkohësisht po sulmohet me të madhe pasiqë ka thënë se dëshiron ndryshime të kufijëve të Maqedonisë, më tej ai thotë se parasheh që në Maqedoni do të ndodhë një marsh i vdekjes ndërsa për momentin vendi donimohen me mbi 30% të popullatës së fesë muslimane e në të ardhmen Maqedonia mund të bëhet vend musliman.

Gjithë intervistën e tij në gjuhën gjermane mund të lexoni këtu.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 28.05.2018, 00:11  | T.E. | 36,923 i lexuar

 

 

 

Analistët Lirimi i deputetëve Arnaudov dhe Vasilevski, indikacion për amnisti

Shkup, 17 tetor - Vetëm një ditë pasi kryeministri Zaev ofroi “pajtim nacional” konkretisht tha se duhet të ketë falje edhe për natën e përgjakshme të 27 prillit, dje u liruan deputetët që kishin hapur dyert atë natë, Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski.

Opinioni në fjalimin e kryeministrit Zaev vërejti ofertë për amnisti të të gjithë pjesëmarrësve në skenarin e përgjakshëm vitin e kaluar, dhe kjo si duket dje dha frytet e para.

Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal shprehet se deklaratat e djeshme të Vasilevskit dhe Arnaudovit asocojnë se bëhet fjalë për amnisti dhe tendencë e Zaevit për t’i siguruar 80 deputet për ndryshimet kushtetuese.

"Është problemi i ofertës së Zaevit për pajtim. Ai pajtim duhet të ketë një kapital dhe kapitali do të jetë amnistia e dikujt. Në bazë të deklaratave të Vasilevskit dhe Arnaudov, si duket është bërë fjalë për amnisti dhe është një zanafillë e një procesi të ri dhe është një tendencë që Zaev të mbërri te votat prej 80 deputetëve për ta votuar Marrëveshjen", ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Alajdin Demiri.

Nga ana tjetër gazetari Isen Saliu shprehet se edhe pse lirimi i deputetëve Vasilevski dhe Arnaudov është një indikacion, megjithatë është herët për të thënë me siguri të plotë se ka filluar amnistimi i autorëve të 27 prillit.

“Për fat të keq, kam frikë se kemi ardhur në një situatë ku duhet mendojmë nëse ja vlen të amnistohen të dyshuarit për terrorizëm në Kuvend, në shkëmbim të votave të deputetëve të VMRO-DPMNE-së për marrëveshjen që na hap rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Sipas mendimit tim, në këtë situatë gjendemi edhe për shkak se VMRO-DPMNE ende ka pozita të forta në qeverinë aktuale, përmes ish partnerëve të saj, të cilët votuesi shqiptar  i dënoi në zgjedhjet e fundit, por jo në atë masë sa që duhej. Pikërisht për shkak të këtyre pozitave të forta të VMRO-DPMNE-së në qeverinë aktuale, mund të imponohen kompromise të tilla, siç është mundësia për amnistim të autorëve të 27 prillit. Nëse duam të jemi hipokrit, fajin për këtë mund ta kërkojmë anekënd botës. Por nëse duam të jemi të sinqertë dhe autokritik, duhet ta pranojmë se vetëm kur të dobësohen pozitat e ish partnerëve të VMRO-DPMNE-së te kampi politik shqiptar, do të jemi në gjendje të refuzojmë një kompromis eventual, siç mund të jetë amnistimi i autorëve të 27 prillit”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Isen Saliu.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 12:30  | T.E. | 917 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.