Rruga e fshatit Luboten në gjendje katastrofale, banorët i japin afat një javë kryetarit të komunës Velimir Smilevski që të rregullojë të njejtën
maqedonia

Shkup, 27 maj - Fshati Luboten në përbërjen e pushtetit lokal bie nën komunën e Butelit. Bazuar në regjistrimin e vitit 2002 në këtë fshat jetojnë 2.223 shqiptarë, 115 maqedonas, 1 serb dhe 4 të tjerë, e që gjithësejt numëron 2.343 banorë, shkruan Zhurnal.mk

Mirëpo krahas problemeve të shumta me të cilat përballen banorët e këtij fshati, një nga nevojat kryesore të banorëve të fshatit është rregullimi i rrugës.

Në bazë të fotove të cilat i kemi siguruar në rrjetet sociale rruga për në këtë fshat që është shumë afër kryeqytetit është në gjendje katastrofale.

Edhe përkundër kërkesave të shumta edhe në mandatet tjera deri tek komuna e Butelit, deri më tani nuk është ndërmarë asnjë iniciativë për rregullimin e saj.

Madje, edhe pas marrjes së detyrës kryetar komune nga ana e Velimir Smilevskit, ky i fundit nuk ka ndërmend të del në teren dhe të shohë gjendjen në të cilën është rruga e fshatit.

Në emër të bashkësisë lokale të fshatit deri në adresë të kryetarit të komunës janë dërguar disa kërkesa për të cilat pritet përgjigje, kurse banorët e fshatit i kanë dhënë afat kryetarit Smilevski një javë që të bëj sanimin dhe rregullimin e rrugës.

© ZHURNAL 27.05.2018, 22:06 | T.E. | 7,550 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."