Arta Bajrami vë në pah linjat, pozon atraktive në ngjyrën rozë
showbiz
Arta Bajrami vë në pah linjat, pozon atraktive në ngjyrën rozë

Arta Bajrami vë në pah linjat, pozon atraktive në ngjyrën rozë

Këngëtarja e njohur Arta Bajrami është shumë e dashur nga fansat e muzikës së saj.

 

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, teksa në të shumtën e rasteve së fundmit ndan me ta hitet e saj të vjetra të kënduara ndër vite.

Mirëpo nuk mungojnë edhe fotografitë nga përditshmëria, në të cilat ajo shfaqet gjithnjë atraktive dhe tërheqëse

Së fundmi, Bajrami ka publikuar disa fotografi në Instagram, ku shfaqet e veshur me një fustan të shkurtër ngjyrë rozë, teksa vë në pah linjat.

 

Një palë syze dielli dhe ngjyra e kuqe e flokëve të saj kompletojnë dukjen e këngëtares, e cila arriti që me këto imazhe të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar.

 

Arta ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë projekte të reja gjatë verës, dhe do të jetë më aktive me koncerte e mbrëmje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/

© ZHURNAL 27.05.2018, 23:00 | Z.H. | 3,337 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."