ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Showbiz
Gylseren kapet me të dashurin e ri, kaq i moshuar duket ai

Nurgul Yesilcay është një ndër aktoret më të njohura turke në rrafshin ndërkombëtar.

 

Gjithsesi u bë e njohur te shqiptarët me rolin e Gylserenit në serialin e famshëm “Fatet e Kryqëzuara”.

 

Kjo ka bërë që të ndiqet edhe hap pas hapi edhe në jetën private, të cilën nuk mund ta fsheh prej mediave turke.

 

Aktorja tashmë raportohet se ka të dashur të ri, i cili është pranë shkurorëzimit prej bashkëshortes.

Bëhet fjalë për Necati Kocabay, i cili është regjisor i shumë serialeve dhe filmave turke gjersa është edhe afarist i suksesshëm.

 

Dyshja është fotografuar duke darkuar në një restorant japonez dhe më pas kanë shkuar në shtëpinë e aktores, ku kanë vazhduar mbrëmjen e filluar në kafeteritë e Stambollit.Çifti në këtë formë kanë kofirmuar se tashmë janë në lidhje dhe se nuk ka vend për spekulime, ka thënë një burim për televizionin Kanal D.

 

Ndryshe, Nurgul është duke punuar në projekte të reja filmike, të cilat do t’i shohim në ekranet e vogla televizive.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 27.05.2018, 19:45  | Z.H. | 7,956 i lexuar

 

 

 

Dimitrov: Bisedimet për momentet kontestuese të historisë do të jenë të tensionuara, por presim rezultate

Sofje, 17 tetor  - Bisedimet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë për momentet kontestuese nga historia e përbashkët do të jenë të tensionuara, por presim të arrijmë rezultate, ka deklaruar profesori Angel Dimitrov i cili është kryetar i palës bullgare të Komisionit të përbashkët të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore me Maqedoninë.

"Puna do të jetë tensionuese dhe nuk do të zhvillohet shpejtë siç duam, por me pritje se do të arrijmë rezultate. Nuk ka pretendime të mëdha nga ana e kolegëve nga Shkupi, vërejtjet tona janë të shumëfishta, por ka të ndërtuara pozicione që në diskutimin shkencor nuk ndryshohen lehtë", ka thënë për fillimin e bisedimeve Dimitrov i cili është historian dhe ish ambasador i Bullgarisë në Shkup.

Komisioni ka filluar me shqyrtimin e librave për arsimin fillor.

"Këto libra e shqyrtojnë historinë nga antika deri në atë mesjetar. Vërejtjet tona ishin të koncentruar mbi mesjetën ku krijohet lidhja e shtetit bullgar me territorin gjeografik të Maqedonisë. Ndryshimi është kompleks, i kontrollova edhe librat për gjimnaz dhe për kohën e re do të kemi punë edhe më serioze", ka thënë Dimitrov në deklaratën për BTV.

Sipas tij, edhe krahas ndarjeve ka edhe tema për të cilat ka konsensus. Ai si shembull e ka paraqitur Marrëveshjen për fqinjësi të mirë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, që siç thotë, "veçmë ka dhënë rezultate".

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:35  | Z.H. | 674 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.