ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« Analizë » Fondet e BE-së për Maqedoninë, një histori papërgjegjshmërie

Shkup, 27 maj - Bashkimi Evropian (BE) ka plane afatgjate të shpenzimeve të fondeve të saj. Republika e Maqedonisë është përfituesja e parave të majme nga fondet e BE-së për sundimin e së drejtës dhe reforma, thonë njohës të çështjeve euro-integruese të cilët theksojnë se shpenzimi i një pjesë të mirë të këtyre parave është diskutabile, shkruan Zhurnal.

Në Republikën e Maqedonisë ka lëvizje në organizmin dhe mënyrën e shpenzimit të parave që vijnë si ndihmë nga BE-ja, por mbetet edhe mëtej problemet kronike për të cilat i drejtohen vërejtje vazhdimisht Maqedonisë viteve të fundit.

Mjetet nga BE-ja si ndihmë Maqedonisë i ndahen për reforma në fusha të ndryshme. Më shumë mjete janë shfrytëzuar për ndihmë për forcimin e kapciteteve institucionale dhe vet instutucioneve, ndërsa më pask në IPARD fondet, ku bën pjesë edhe resori i bujqësisë. Në përgjithësi, shfrytëzimi i IPARD fondeve është vetëm se 40 për qind.

Aleksandër Kolekevski nga Qendra për strategji evropiane, thotë se tregues më i mirë se sa mjetet nga fondet evropiane që janë të dedikuara për forcimin e demokracisë dhe sundimin e së drejtës kanë sjellur rezultate të vërteta apo janë shfrytëzuar në mënyrë të gabuar, mund të lexohet nga raporti i revizionit të BE-së për vitin 2016, ku ka të theksuara vërejtje të argumentura se investimi gjegjësisht mjetet e ndara për synimet e lartëpërmendura nuk po japin efektin, posaqërisht në pjesën e sundimit të së drejtës, ndërsa kjo është shqetësuese për një shtet i cili aspiron të behet anëtarë i BE-së.

"Ka projekte të ndryshme të cilat janë krijuar, por se si aplikohen ato është çështje tjetër. Për shembull, mbështetja për akademin e gjykatësve dhe prokurorëve e kishim nëpërmjet fondeve evropiane. Por, si funksionon akademia, kjo është një çështje tjetër në realitet. Mbështetje kishte edhe për ligje të ndryshme midis tyre edhe për ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve, por çfarë ndodhi me këtë ligj, opinioni e din vet. Një është sasia e parave të shpenzuara dhe tjetër është kualiteti", thotë Kolekevski, transmeton Zhurnal.

Viteve të kaluara, Republika e Maqedonisë ka marrë para të majme nga fondet e evropine për reforma, në lirit e së drejtës dhe përmirësimin e gjendjes me demokracin, po të njëjtat mjete janë shfrytëzuar edhe për përforcimin e gjyqësorit, trajnimeve për gjykatësit dhe përforcimit të Prokuroris Publike, parasegjithash përforëcimin e kapaciteteve të hetimeve në luftën kundër krimit të organizuar.

Duke pasur parasysh përvojat e së kaluarës me mos pasjen e efekteve nga mjetet e shpenzuara për reforma, veçanërisht në pjesën e sundimit të së drejtës, Kolekevski thekson se Komisioni Evropian ka bërë ridizajnim të përgjithshëm të funksionimit, në raport me mjetet e fondeve evropiane. Sipas tij, koncepti i punës tanimë ka ndryshuar në këtë drejtim.

Përndryshe, në periudhën 2007-2013, për Republikën e Maqedonisë ishin të parapara 615 milion euro, por këto para, sipas vërejtjeve të deritanishme, nuk janë shfrytëzuar siç ka qenë e planifikuar. Për periudhën 2014-2020, Brukseli zyrtar për Maqedoninë ka parashikuar 664 milion euro për më shumë fusha, midis tjerash edhe për administratën publike, transportin, luftën kundër korruspionit, sundimin e së drejtës apo të drejtat themelore.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 27.05.2018, 01:03  | D.J. | 2,214 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | D.J. | 5.793 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.