VIDEO Myftinia dhe Komuna e Tetovës organizuan Ditën e Poezisë
maqedonia
VIDEO Myftinia dhe Komuna e Tetovës organizuan Ditën e Poezisë

VIDEO Myftinia dhe Komuna e Tetovës organizuan Ditën e Poezisë

Shkup, 27 maj - Në vazhdën e aktiviteteve të përbashkëta Myftinia dhe Komuna e Tetovës në ambientet e Fakultetit të Arteve pranë Universitetit të Tetovës organizuan manifestimin e radhës: “Dita e Poezisë”. 

Në këtë manifestim të pranishëm ishtin Myftiu i Tetovës Qani ef. Nesimi, ish Myftinjtë e Tetovës, përfaqësues të komunës së Tetovë kolegë të Myftinisë, Dekani i Fakultetit Filozofik pranë Universitetit të Tetovës Ibish Kadriu me disa profesorë të UT-së, hoxhollarët e qytetit të Tetovës me rrethinë, profesorët, profesoreshat dhe disa nga nxënëset e Medresesë “Isa Beu” – Tetovë. 

Ligjëruesi i këtij programi ishte profesori Elez Ismaili i cili të pranishmëve iu drejtua me temën: “Elementet Kur’anore në letërsinë shqipe, me theks të veçantë në letërsinë e Bejtexhinjëve.

Ndërkaq në këtë program u recituan edhe disa poezi nga nxënëset e Medresesë “Isa Beu” paralelja e shtrirë e vajzave në Tetovë: Ky program është përmbyllur me pjesë të zgjedhura nga mendimet e Rexhep Vokës të interpretuara poashtu nga nxënëset e medresesë.

© ZHURNAL 27.05.2018, 00:19 | D.J. | 2,452 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."