ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Kryeparlamentari Talat Xhaferi takohet me kryetarin e komunës së Preshevës (VIDEO)

Preshevë, 24 maj - Takimi zyrtar u zhvillua në kabinetin e kryetarit të Komunës së Preshevës ku shumë tema u diskutuan brenda këtij takimi, ndër ato ishte edhe çështja e hapjes së kufirit në mes Maqedonisë dhe Serbisë, gjegjësisht në mes fshatit Miratoc dhe Llojan.

Pas këtij takimi u mbajt edhe një konferencë për gazetar ku mediave ju drejtua kryetari Arifi ai tha se jemi falënderues që kryeparlamentari Talat Xhaferi i cili në agjendën e tij zyrtare vizitoi edhe komunën tonë, ne gjatë këtij takimi biseduam kryesisht për çështjen e hapjes së kufirit të cilët jemi në proces si nga ana e Republikës së Maqedonisë dhe atë të Serbisë, ne jemi të gjithë duke bër përpjekje që të hapet sa më shpejtë.

Edhe kryeparlamentari i Republikës së Maqedonis z Talat Xhaferi ju drejtua mediave ku tha se kjo është ndalesa e fundit në Preshevë dhe përmbyllet vizita ime zyrtare në Republikën e Serbisë. Sot ne gjatë takimit me kryetarin Arifi biseduam shumë tema të ndryshme konkretisht për hapjen e kufirit Miratoc-Llojan ku kjo çështje në të ardhmen do të ngritet edhe në nivel qendror në mes dy qeverive atë të Maqedonisë dhe Sërbisë.

Kjo ishte vizita e parë e kryetarit të Parlamentit të Maqeonisë në Preshevë dhe përmbyllja e vizitës zyrtare të delegacionit të Maqedonisë që i bëri Republikës së Serbisë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 25.05.2018, 00:38  | B.M. | 3,219 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | B.M. | 6.000 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.