Pas gjashtë orë bisedime mbaron raundi i parë në Nju Jork, vazhdon nesër takim i ri dhe deklarata për media
maqedonia
Pas gjashtë orë bisedime mbaron raundi i parë në Nju Jork, vazhdon nesër takim i ri dhe deklarata për media

Pas gjashtë orë bisedime mbaron raundi i parë në Nju Jork, vazhdon nesër takim i ri dhe deklarata për media

Nju Jork, 24 maj - Pas gjashtë orë bisedime me dyer të mbyllura në selinë e KB-së në Nju Jork ka mbaruar takimi mes ministrave të jashtëm Dimitrov dhe Kocijas së bashku me negociatorin kryesorë Metju Nimic, bëjnë të ditur burime nga MPJ prej Nju Jorku shkruan Zhurnal.mk

Takimi do vazhdojë nesër paradite sipas kohës amerikane ose në ora 15.30 minuta sipas kohës tonë e pas mbarimit të takimit të dy ekipet do të japin deklarata për media lidhur me arritjet që kanë bërë.

Në kuadër të raundit të ri të bisedimeve në Nju Jork, Dimitrov dhe Kocijas kanë pasur takime të ndara me sekretarin gjeneral të Kombeve të Bashkuara Antonio Gutieres me të cilin kanë biseduar lidhur me tejkalimet e pengesave rreth emrit.

Takimi në Nju Jork vjen pas bisedimeve të javës së kaluar mes dy kryeministrave Zaev dhe Cipras në kuadër të margjinave të samitit të BE-së dhe Ballkanit Perendimorë në Sofje ku më pas Maqedonia doli me propozimin e emrit.

© ZHURNAL 24.05.2018, 23:18 | T.E. | 3,972 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."