ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« INSIDE » Parkingjet - Komunikacioni akoma mbetet hall i madh i qytetarëve

Shkup/Tetovë/Gostivar, 24 maj - Emisioni investigativ 'Inside' si storie të rradhës ka bërë një hulumtim lidhur me një problematikë tjetër që përballen me të madhe qytetarët në shumë komuna e veçanërisht në ato shqiptare e që vazhdon të trajtohet si një problematikë kryesore në sferën e infrastrukturës, shkruan Zhurnal.mk

Parkingjet, paraqitet si problematikë viteve të fundit ku qytetarët në komunat Çair, Tetovë dhe Gostivar ka kohë që e shohin si problem serioz edhe përkundër tentativave nga ana e pushtetarëve komunal të gjejnë zgjidhje për këtë punë.

Qyteti i Shkupit vijon të jetë i mbingarkuar nga veturat e parkuara nëpër vende të papërshtatshme. Kjo situatë dominon veçanërisht në rrugët e komunës së Çairit. Trotuaret në rrugët e Çairit janë pothuajse të gjitha të bllokuara prandaj të gjithë banorët e kësaj komune detyrohen të ecin nëpër rrugën kryesore në vend se në trotuare. Kjo vjen si pasojë e mungesës së parkingjeve.

Nga Komuna e Çairit premtojnë zgjidhjen e kësaj problematike por procedurat për ndërtimin e planit të paraparë të garazheve me kate janë ende në letër.

“Për të filluar me ndërtimin e garazheve në kate duhet bërë shqyrtimi i planit detal urbanistik si dhe të realizohen procedurat tjera, në radhë të parë edhe procedura e furnizimeve publike. Po mendohen disa lokacione. Duke e pasur parasysh punën e komplikuar që duhet të realizohet me përgatitjen e dokumentacionit dhe realizimin e procedurave të ndryshme nuk do kisha dashur që të supozoj me afat kohor", ka thënë kështu zëdhënësi i komunës Kushtrim Alla.

Ndërkohë që nga Ministria e punëve të brendshme njoftojnë se në periudhën kohore prej muajit janar deri në fillim të muajit prill, në territorin e Qytetit të Shkupit janë marrë gjithsej 5620 vetura me shërbimin “Merimanga” dhe janë shqiptuar gjithësej 6109 masa për parkim. Për ndalim dhe parkim në korsi gjoba është 45 euro, për parkim në hapësirat për këmbësorë, në hapësirat për biçikleta, hekurudha dhe ura gjoba është 180 euro, në trotuare 150 euro, kurse për bllokim të stacioneve të taksive dhe autobusëve parashihet gjobë prej 40 euro.

E njejta situatë thuajse është edhe në komunën e Tetovës edhe përkundër ekzistimit të disa parkingjeve private dhe publike. Vetura të parkuara vend e pa vend, trotuare të bllokuara dhe kaos në komunikacion nga parkimet paralele, ndërkohë, shpesh ndodh që, parkingjet publike të jenë boshe, kështu duken rrugët e Tetovës për çdo ditë.

Policia dhe drejtuesi i drejtorisë për parkingje të Tetovës, shprehen se, mungesa e vendeve për parkim është evidente, por ka edhe një fenomen tjetër, mungesa e kulturës në komunikacion, e cila shpesh shkakton bllokime, edhe përkundër dënimeve të shumta.

“Është një fenomen që na shumëfishon vështirësitë tona gjatë ushtrimit të detyrave. Tendenca është që ti largohet pagesës ku është 20 dhe 30 denar dhe preferojnë parkimin paralel dhe nëpër trotuare. Numri i makinave që konfiskojmë sillet dhjetë deri në 12 në ditë”, ka deklaruar kështu drejtori i NP Parkingjet, Fejsal Beadini.

Nga sektori për komunikacion në MPB thonë se: “Në vazhdimësi marrim masa kundër atyre vozitësve që parkohen gabimisht. Dua të them që marrim numër të konsiderueshëm të masave por për fat të keq, edhe më tutje është aktiv problemi në terren”, ka deklaruar Besir Qamili, shef i këtij sektori.

Ndryshe një situatë pak më ndryshe është në komunën e Gostivarit pasiqë atje komuna ka ndërprerë marrëveshjen me ndërmarjen për menaxhim me parkingjet zonale e deri në zbatimin e mënyrës së re të parkimit në Gostivar qytetarët nuk do duhet të paguajnë të njejtën.

“Konsiderojmë se përqindja e përcaktuar për partnerin privat ka qenë shumë e lartë, ndërsa gjithashtu ka pasur dhe shkelje të tjera. Gjegjësisht, sipas marrëveshjes të ardhurat janë paraparë të ndahen 38% për kompaninë partner dhe 62% për ndërmarrjen publike. Përqindja është paraparë të jetë në neto, ndërsa gjatë gjithë kohës pagesa është bërë në bruto. Nga kjo mënyrë e ndarjes së parave, domethënë, se ndërmarrja publike është dëmtuar për rreth 300.000 denarë apo pesë mijë euro në muaj”, ka deklaruar kështu më parë Abdul Rasim, zëdhënës i NP “Parkingje dhe gjelbërim”.

Kurse Muzafer Zulbeari drejtor i NP “Parkingje dhe gjelbërim” kishte thënë se nuk do të ketë pushime nga puna dhe të 26-të të punësuarit do të mbeten në punë. “Kemi paraparë që për një kohë të shkurtër, për pesëmbëdhjetë ditë, ta zgjidhim mënyrën e pagesës, ndërsa të punësuarit të mbeten në punë. Brenda ditës do të kemi mbledhje dhe do të sjellim vendim për mënyrën e pagesës, qoftë me kupona, llogari fiskale dhe se deri kur parkimi do të jetë falas”, ka vlerësuar mes tjerave ai, transmeton Zhurnal.mk.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.05.2018, 22:19  | B.M. | 1,742 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | B.M. | 5.947 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.