ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Në rrjedhë është mbjellja e duhanit nga rekolta e re, kultivuesit e duhanit kërkojnë çmime më të larta për 20 për qind

Kompanitë blerëse në vend t’i rrisin çmimet e duhanit për 20 për qind, kërkojnë nga Lidhja e shoqatave të kultivuesve të duhanit në Maqedoni në fillim të rekoltës së re të duhanit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja.

Prilep, 24 maj  – Kompanitë blerëse në vend t’i rrisin çmimet e duhanit për 20 për qind, kërkojnë nga Lidhja e shoqatave të kultivuesve të duhanit në Maqedoni në fillim të rekoltës së re të duhanit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve të reja.

Sipas Kire Nedellkovski, kryetar i Lidhejs së shoqatave të kultivuesve të duhanit në Maqedoni, deri më tani janë mbjellë 70 për qind e sipërfaqeve me duhan në vend. Kushtet kohore në rajine ndihmuan, por në rajine të tjera, për shkak të motit të lig dhe breshërit një pjesë e të mbjellave të duhanit ishte shkatërruar.

“Për këtë rekoltë janë dhënë 23.432 fletë evidentuese, ndërsa janë paraqitur 14.669 hektarë tëmbjellen me duhan. Sipas kësaj, duhet të lidhen 34.105 kontrata me kompanitë blerëse në vend, ndërsa ndërmarrjet blerëse paraqitën për prodhim të 28 mijë tonëve duhan aq sa presin të jetë e rëndë kjo rekoltë. Por, realisht, në krahasim me vitin e kaluar nuk ka rritje të pridhimit tëp duhanitl priten mbi 23.000 tonë duhan, kryesisht për shkak të kushteve kohore, sepse nëse vazhdon kështu sezona, do të ektë edhe ulje”, thotë Nedellkovski.

Për Dançi Milevski nga Lidhja, kryesisht, blerësit në vend dakordohen për rritje të çmimebe përmes ankeseve të kontratave.

Në vendet fqinje, thekson, kryesisht kultivohet duhani me fletë të madhe dhe prodhimi është pakësuar.

Risitë në ligjin për duhanin janë se prej viti të ardhshëm nuk do të kërkhen fletë evidentuese, por kultivuesit e duhanit drejtpërdrejtë do të merren vesh me blerësit . Në vend, nga prodhimtaria e duhanit ekzistojnë mbi 24.000 familje. Nga Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave informojnë se nga fundi është pagesa e subvencioneve për rekoltën e vitit të kaluar të cilat janë rritur, përkatësisht, për klasën e parë është 80, për të dytën 70, ndërsa për klasëne  tretë dhe klasët e tjera nga 60 denarë për kilogram të blerë duhan. 

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.05.2018, 14:08  | D.J. | 755 i lexuar

 

 

 

Dujovski: Qëllimi i VMRO-DPMNE-së, mbrojtja e kriminelëve

Shkup, 17 tetor - Analisti Nikola Dujovski nuk pret që VMRO-DMPNE të ndryshojë qëndrimin e saj për marrëveshjen me Greqinë për emrin, as pas letrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell.

“Në VMRO DMNE nuk e vrasin fare kokën për këtë letër”, thotë analisti Dujovski, sipas të cilit kjo parti ka qëllim vetëm interesat e ngushta partiake.

“Qëllimi i vetëm i tyre është që t’i mbrojnë kiminelët”, thotë ai për Alsat.

“Maqedoninë e vizutuan njerëzit më me ndikim të politikës botërore dhe s’arritën të ndryshojnë asgjë në qëndrimet e VMRO-DPMNE-së. Unë s’pres që as kjo letër të ndryshojë diçka.

SHBA janë të dëshpëruara nga qëndrimi i opozitës në Maqedoni për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, në një letër dërguar kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka kërkuar që t’i mundësohet çdo deputeti të partisë së tij që lirshëm dhe pa kërcënime të shprehin qëndrimin e tyre dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për të zbatuar marrëveshjen për emrin, që i hap rrugën integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Nuk do t’ju befasojë fakti që ne kemi qenë të dëshpëruar nga qëndrimet e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së sa i përket referendumit dhe hapave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese”, thuhet në letërn e zyrarit të lartë amerikan.

Kjo letër për analistin Nikola Dujovski është e mirëseardhur dhe tregon që Maqedonia nuk është e vetme në rrugën e saj drejt integriemve euroatlantike.

“Letra është e mirëseardhur, është një letër në kohën e duhur, që disa njerëz të vetëdijësohen”, thotë ai.

“Kjo tregon se Republika e Maqedonisë nuk është e vetme në rrugën që ka nisur, por që letra e tij fatkeqësisht është dërguar në adresën e gabuar. Unë nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim pas kësaj letre, kur e dimë që zëvendëssekretari amerikan i shtetit e mori rrugën për një ditë që ta vizitojë Maqedoninë”.

A mund të shihet letra e zyrtarit amerikan si presion ndaj opozitës në Maqedoni e cila bashkë me Presidentin e vendit po refuzojnë dhe kundërshtojnë fortë marrëveshjen për emrin me Greqinë?

“Formalisht mund të kuptohjet si një lloj presioni ndaj opozitës”.

“Unë e shoh si presion për të mirën e Maqedonisë. Njerëzit janë të interesuar që të mos jemi vrimë e zezë. Ndërsa opozita po e sheh këtë letër si presion ndaj tyre”.

“Ky është presion nga e gjithë bota e civilizuar për shtetin tonë që të ecë përpara”, shprehet Dujovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:51  | D.J. | 455 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.