ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Emri, Cipras: Po punojmë për opsionet e Nimicit

Partitë opozitare greke Demokracia e Re dhe Koalicioni për Demokraci vazhdojnë kundërshtimet e tyre ndaj propozimit për emrin ‘Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Sipas tyre ky propozim është simboli i Irredentizmit.

Shkup, 24 maj - Partitë opozitare greke Demokracia e Re dhe Koalicioni për Demokraci vazhdojnë kundërshtimet e tyre ndaj propozimit për emrin ‘Republika e Maqedonisë së Ilindenit. Sipas tyre ky propozim është simboli i Irredentizmit.

Liderët e këtyre dy partive, Kirjakos Micotakis dhe Fofi Genimata gjatë debatit në parlamentin grek kushtuar ekonomisë, drejtuan akuza të ashpra qeverisë së Ciprasit.

Micotakis kërkoi nga Cipras që të deklarohet se pranon apo refuzon propozimin Maqedonia e Ilindenit.

“Supozoj se kjo çështje është akoma në tryezën e bisedimeve. Supozoj se për këtë arsye ju kontaktuan Pens dhe Merkel. Po kirjoni përshtypje se bëhet fjalë për diçka që veçmë jeni dakorduar dhe tani nga e para po mendoni për të njëjtën”, u shpreh Micotakis.

Kryetarja e Koalicionit për Demokraci Fofi Genimata kërkoi zgjedhje për ruajtjen e interesave kombëtare greke pasi sipas saj qeveria aktuale është e rrezikshme.

“Në një moment të favorshëm për çështjen e Shkupit, qeveria arriti të bisedojë për iredentizmin si zgjidhje, dhe kjo flet për madhësinë e problemit”, tha Genimata.

Në përgjigjen e tij kryeministri I Greqisë Aleksis Cipras u shpreh se Greqia po negocion duke u bazuar në katër propozimet nga OKB, konkretisht pakoja e propozimeve të ndërmjetësit Metju Nimic, duke hedhur poshtë kështu propozimin që bëri bujë Republika e Maqedonisë së Ilindenit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.05.2018, 14:13  | D.J. | 943 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | D.J. | 5.629 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.