ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Ekonomi
Shkupi, Kumanova dhe Shtipi me më së shumti fatkeqësi në vendin e punës

Të dhënat nga raporti vjetor i Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës tregojnë se në Maqedoni kanë ndodhur 158 fatkeqësi në punë dhe se shkalla e rasteve të vdekjes paraqet 3,22 dhe është shtuar në krahasim me vitin 2016 kur paraqiste 2,62.

Shkup, 24 maj – Të dhënat nga raporti vjetor i Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës tregojnë se në Maqedoni kanë ndodhur 158 fatkeqësi në punë dhe se shkalla e rasteve të vdekjes paraqet 3,22 dhe është shtuar në krahasim me vitin 2016 kur paraqiste 2,62.

Në krahasim me Britaninë e Madhe, ku shkalla paraqet vetëm 0,5, Maqedoni ka shkallë mjaft të lartë të fatkeqësive fatale gjatë punës.

është interesante edhe ajo që në 70 prë qind të qyteteve në Maqedoni vitin e kalaur ndodhën fatkeqësi në punë, ndërsa më së shumti prej tyre në Shkup pas çka pasojnë Shtipi dhe Kumanova. Në këto tre qytete janë evidentuar edhe numri më i madh i fatkeqësive me pasoja të vdekjes.

Më së shumti në vendin e punës lëndohen të punësuarit në moshë prej 25 deri 34 vjeç, përderisa personat prej 45 deri 54 vjeç janë ata të cilët më shpesh humbin jetën gjatë punës.

Sipas të dhënave nga raporti, ende , burrat më shumë pësojnë në vendin e punës, por është rritur edhe numri i grave të cilat në vitin 2017 e humbën jetën në punë. Kështu, vitin e kalaur pesë gra e humbën jetën në punë në krahasim me vitin 2016 kur është evidentuar një rast i këtillë.

E hëna dhe e enjta ceken si ditët kur kanë ndodhur numri më i madh i fatkeqësive dhe lëndimeve në vendin e punës, ndërsa prilli është muaji me numër më të madh të fatkeqësive, prëderisa në tetor kanë ndodhur më së shumti fatkeqësi me pasoja të vdekjes.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 24.05.2018, 14:10  | D.J. | 737 i lexuar

 

 

 

Tortevski: Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime për kriminelët por edhe ato që sillen të ndershëm

Shkup, 16 tetor – Dreklarata e kryeministrit Zaev në parlament se duhet të fallen politikanët mes vetes përkundër atyre që ka ndodhur më 27 prill në parlament duket se ka ngritur shumë pluhur në opinion.

Avokati Aleksandar Tortevski ka shkruar se kjo amnesti që kryeministri e ka përmendur në parlament në një nga fjalimet e tij duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Amnestia duhet të jetë gjithëpërfshirëse, të lirohen të gjithë të burgosurit, të ndalohen hetimet penale, të mos funksionojnë gjykatat, prokuroria publike dhe ajo special dhe mos harxhojmë para për ato, në 10 vitet e fundit mos ketë hetime mbi kriminalitetin që të mund të prekin pak edhe ato që janë ndier si të ndershëm deri më tani”, ka shkruar kështu Tortevski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.10.2018, 23:42  | D.J. | 6.037 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.