Ndryshon orari i NTP-së gjatë festave
maqedonia
Ndryshon orari i NTP-së gjatë festave

Ndryshon orari i NTP-së gjatë festave

Shkup, 23 maj - Orari i autobusëve të Transportit Publik nesër dhe pasnesër do të ndryshohet për shkak të festave 24 Maj, ” Dita e “Shën Kirilit dhe Metodit” dhe 25 Maj-it “Festa e Rrëshajave”.

Nesër (e enjte) autobusët do të qarkullojnë sipas itinerarit të së dielës, ndërsa pasnesër (e premte) do të vlejë itinerari i së shtunës.

“Të premten, të shtunën dhe të dielën, NQP Shkup do ta rrisë numrin e nisjeve drejt varrezave të Butelit nga Karposhi, Novo Lisiçe, Kisella Voda, dhe në varësi të nevojave të qytetarëve do të angazhohen numër plotësues i autobusëve në periudhën nga ora 5 deri në orën 14”, informon NTP- Shkup.

© ZHURNAL 23.05.2018, 15:49 | Xh.I. | 1,257 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."