ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Demontohen karuselat, një dërgohet në Çair, tjetra në Lisiçe të re

Njëri karusel do të dërgohet në Komunën Aerodrom, në parkun tek helikopteri në Lisiçe të Re, derisa tjetri do të vendoset në Komunën Çair.

Shkup, 21 maj - Ekipe të ndërmarrjeve publike të Qytetit të Shkupit po demontojnë karuselat nga Sheshi Maqedoni, të cilat i kish vendosur ish kryetari Koce Trajanovski. Karuseli dhe tre rekuizitat e sheshit do të dislokohen me vendim të kreut të ri të Shkupit, Petre Shilegov.

Ky vendim është marrë me kërkesë të biçikletistëve me qëllim që tu lihet hapësirë më e madhe për lëvizje. Sipas Qytetit të Shkupit këto elemente rekreative e bllokojnë lëvizjen e këmbësorëve dhe biçikletistëve. Pos këtyre, do të dislokohet edhe karuseli në anën tjetër të Vardarit. Edhe ky do të dislokohet bashkë me rekuizitat.

Njëri karusel do të dërgohet në Komunën Aerodrom, në parkun tek helikopteri në Lisiçe të Re, derisa tjetri do të vendoset në Komunën Çair.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.05.2018, 19:48  | T.E. | 2,925 i lexuar

 

 

 

Dimitrov në takim me sekretarin shtetëror të MPJ-së finlandeze Mati Antonen

Shkup, 17 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov ka realizuar takim me sekretarin shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës, Mati Antonen, i cili sot është për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

Në takim, ministri Dimitrov ka theksuar se mbështetja në kontinuitet nga Finlanda për eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë është e rëndësisë së veçantë dhe paraqet nxitje të Qeverisë të vazhdojë edhe më tej me përkushtim në përmbushjen e gjitha kritereve të domosdoshme për fillimin e negociatave inkuadruese me BE-në, thekson MPJ e Maqedonisë në komunikatën e saj.

Ministri Dimitrov dhe sekretari shtetëror Antonen ka shprehur bindjen se Konferenca e parë ndërqeveritare mes Republikës së Maqedonisë dhe BE-së do të mbahet gjatë kohës së kryesimit finlandez me Këshillin e BE-së, vitin e ardhshëm.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:59  | T.E. | 16 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.