ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Reformat në administratën publike, Mançevski: Administratë efikase për qytetarët

“Riorganizim të administratës publike duhet të ketë dhe ne tashmë po punojmë në këtë. Jemi duke krijuar politika që duhet t’i përcaktojnë qartë të drejtat dhe detyrimet e administratës, kuptohet për të pasur efikasitet. Punësimet dhe avancimet në përgjithësi dhe në pari

Shkup, 21 maj - “Reforma gjithëpërfshirëse dhe afatgjate për një administratë publike efikase”, ishte ky mesazhi që u dha gjatë debatit rreth domosdoshmërisë së ndryshimeve në Ligjin për administratorët dhe Ligjin për punonjësit e sektorit publik. Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, paralajmëroi riorganizimin e administratës publike, depolitizimin dhe uljen e korrupsionit, i cili është një problem i madh në administratë.
 
“Riorganizim të administratës publike duhet të ketë dhe ne tashmë po punojmë në këtë. Jemi duke krijuar politika që duhet t’i përcaktojnë qartë të drejtat dhe detyrimet e administratës, kuptohet për të pasur efikasitet. Punësimet dhe avancimet në përgjithësi dhe në parim duhet të bëhen në përputhje me nevojat e institucioneve dhe jo në bazë nevojave të partive qeverisëse”,- deklaroi ministri i shoqërisë informatike, Damjan Mançevski.
 
Edhe kryetari i Sindikatës së Administratës të Organeve Juridike dhe Shoqatave, Peco Grujovski, theksoi se i mbështesin ndryshimet e propozuara të Ligjit për punonjësit administrativë tek të cilat përfshihen pjesërisht edhe kërkesat e Sindikatës. Sipas tij, administrata shtetërore nuk i njeh ligjet dhe nuk ka ku të trajnohet, kurse propozoi që të bëhet një akademi duke ndjekur shembullin e Akademisë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.05.2018, 18:21  | T.E. | 1,289 i lexuar

 

 

 

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi

Sot bëhen 21 vjet që nga rënia e dëshmorit, Adrian Rexhep Krasniqi.

Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:26  | T.E. | 482 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.