ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Bota
Hauai, shpërthimi i vullkanit Kilauea lëshon re toksike

Tashmë është dhënë alarmi për ndotje mjedisore pasi në qiell janë lëshuar re toksike. Ndërsa ka ardhur dhe i plagosuri i parë nga

Tashmë është dhënë alarmi për ndotje mjedisore pasi në qiell janë lëshuar re toksike. Ndërsa ka ardhur dhe i plagosuri i parë nga shpërthimi i vullkanit.
 
Shtëllunga tymi të bardha toksike të shkaktuar nga llava e vullkanit Kilauea që derdhet në oqean mbulojnë qiellin e Hauait. Retë konsiderohen toksike për shkak të reagimit kimik ndaj kontaktit të llavës me ujë të kripur, i cili liron acidin klorhidrik dhe grimcat e vogla të qelqit në ajër. Prandaj, autoritetet kanë këshilluar popullsinë të largohet nga ky kërcënim i ri.
 
Në mal, ndërkohë, lumenjtë e llavës vazhdojnë të dalin nga të çarat e vullkanit të formuara në javët e fundit dhe kanë shkatërruar një lagje banimi të ishullit: sipas ekspertëve, emetimet e gazit të dioksidit të squfurit në këtë zonë janë trefishuar, duke përkeqësuar më tej cilësinë e ajrit, ndërsa në majë të vullkanit dy shpërthime të mëtejshme kanë lëshuar shumë hi në atmosphere.
 
Përveç dëmeve të shumta material, Vullkani Kilauea ka prekur dhe banorët. Të dielën u regjistrua i plagosuri i parë, një person është goditur nga llava, e cila i ka djegur në një gradë të rëndë këmbën. /abcnews.al

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.05.2018, 14:36  | Xh.I. | 1,046 i lexuar

 

 

 

Vazhdojnë ditët me diell

Shkup, 17 tetor - Instituti Hidrometeorologjik njofton se moti në vend vazhdon të jetë i ngjashëm edhe ditën e nesërme.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-23 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet mbi vlerat e normales. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme kryesisht në pjesën e dytë të ditë”, thuhet në njoftimin e tyre.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 23:24  | Xh.I. | 5.793 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.