Receta e Ramazanit: Gogla mishi në salcë domatesh...
receta
Receta e Ramazanit: Gogla mishi në salcë domatesh...

Receta e Ramazanit: Gogla mishi në salcë domatesh...

Ju propozojmë që menynë e iftarit ta pasuroni me gogla të shijshme mishi në salcë domatesh! 

 

Përbërësit e nevojshëm:

500 g mish të bluar

salcë domatesh

500 ml domate të kulluara

1 qepë (grijeni imët)

1 lugë miell

4 lugë vaj

1 filxhan oriz (rreth 50 g)

1 karotë e madhe e grirë në rende

1 kungulleshë (e grirë në rende dhe e kriposur që të lëshojë ujë)

kripë, piper mëlmesa

1 vezë

 

Përgatitja:

 

Përgatitja për salcë: në vaj fërgoni qepen dhe shtoni një lugë miell.

Fërgoni rreth një minute dhe shtoni domaten e grirë. Shtoni rreth 300 ml ujë. Qitni kripë dhe prisni që salca të vlojë. Ndërkohë, përgatitni goglat e mishit.

 

 

Në enë qitni të gjithë përbërësit (kungulleshën më parë kullojeni) dhe përzieni mirë.

 

Në salcën e zier shtoni një nga një goglat e mishit të madhësisë së arrave.

 

Kur salca sërish të vlojë, zvogëlojeni zjarrin dhe zieni në zjarr mesatar rreth pesëdhjetë minuta.

 

Shërbimi: si shtojcë më së miri përshtatet pureja nga patatja

© ZHURNAL 04.06.2018, 12:32 | Z.H. | 919 I LEXUAR
"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."