ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Medicina
Me portokall mund të ulni rrezikun e sulmit në zemër

Sulmi në zemër ndodh si pasojë e mungesës së gjakut, por gjithashtu mund të shkaktohet nga ndonjë bllokim në enët e gjakut. Rreziku i sëmundjes apo sulmit në zemër mund të zvogëlohet dukshëm duke përdorur më shumë portokallin.Ekspertët sugjerojnë se shtimi i kësaj peme

Sulmi në zemër ndodh si pasojë e mungesës së gjakut, por gjithashtu mund të shkaktohet nga ndonjë bllokim në enët e gjakut.

Rreziku i sëmundjes apo sulmit në zemër mund të zvogëlohet dukshëm duke përdorur më shumë portokallin.Ekspertët sugjerojnë se shtimi i kësaj peme në tryezën tuaj, zvogëlon rrezikun e dëmtimit të shëndetit të zemrës.

Portokalli zvogëlon shtypjen e gjakut, kështu duke ulur mundësinë për sulm në zemër te njeriu.

Sado që është diçka qe e keni lexuar shpesh, duhet ta keni parasysh gjithmonë që nuk ka mënyrë më të mirë se ushqimi i shëndetshëm për të ruajtur shëndetin e zemrës suaj, i cili pa dyshim që është jetik në funksionimin e organizmit.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.05.2018, 12:24  | Z.H. | 441 i lexuar

 

 

 

Analistët Lirimi i deputetëve Arnaudov dhe Vasilevski, indikacion për amnisti

Shkup, 17 tetor - Vetëm një ditë pasi kryeministri Zaev ofroi “pajtim nacional” konkretisht tha se duhet të ketë falje edhe për natën e përgjakshme të 27 prillit, dje u liruan deputetët që kishin hapur dyert atë natë, Luben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski.

Opinioni në fjalimin e kryeministrit Zaev vërejti ofertë për amnisti të të gjithë pjesëmarrësve në skenarin e përgjakshëm vitin e kaluar, dhe kjo si duket dje dha frytet e para.

Analisti politik Alajdin Demiri për Zhurnal shprehet se deklaratat e djeshme të Vasilevskit dhe Arnaudovit asocojnë se bëhet fjalë për amnisti dhe tendencë e Zaevit për t’i siguruar 80 deputet për ndryshimet kushtetuese.

"Është problemi i ofertës së Zaevit për pajtim. Ai pajtim duhet të ketë një kapital dhe kapitali do të jetë amnistia e dikujt. Në bazë të deklaratave të Vasilevskit dhe Arnaudov, si duket është bërë fjalë për amnisti dhe është një zanafillë e një procesi të ri dhe është një tendencë që Zaev të mbërri te votat prej 80 deputetëve për ta votuar Marrëveshjen", ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Alajdin Demiri.

Nga ana tjetër gazetari Isen Saliu shprehet se edhe pse lirimi i deputetëve Vasilevski dhe Arnaudov është një indikacion, megjithatë është herët për të thënë me siguri të plotë se ka filluar amnistimi i autorëve të 27 prillit.

“Për fat të keq, kam frikë se kemi ardhur në një situatë ku duhet mendojmë nëse ja vlen të amnistohen të dyshuarit për terrorizëm në Kuvend, në shkëmbim të votave të deputetëve të VMRO-DPMNE-së për marrëveshjen që na hap rrugën drejt NATO-s dhe BE-së. Sipas mendimit tim, në këtë situatë gjendemi edhe për shkak se VMRO-DPMNE ende ka pozita të forta në qeverinë aktuale, përmes ish partnerëve të saj, të cilët votuesi shqiptar  i dënoi në zgjedhjet e fundit, por jo në atë masë sa që duhej. Pikërisht për shkak të këtyre pozitave të forta të VMRO-DPMNE-së në qeverinë aktuale, mund të imponohen kompromise të tilla, siç është mundësia për amnistim të autorëve të 27 prillit. Nëse duam të jemi hipokrit, fajin për këtë mund ta kërkojmë anekënd botës. Por nëse duam të jemi të sinqertë dhe autokritik, duhet ta pranojmë se vetëm kur të dobësohen pozitat e ish partnerëve të VMRO-DPMNE-së te kampi politik shqiptar, do të jemi në gjendje të refuzojmë një kompromis eventual, siç mund të jetë amnistimi i autorëve të 27 prillit”, ka deklaruar për Zhurnal, gazetari Isen Saliu.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 12:30  | Z.H. | 544 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.