ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Medicina
Kafshët shtëpiake reduktojnë rrezikun e sëmundjeve mendore

Njerëzit që rriten në qytete pa kafshë shtëpiake kanë një rrezik më të lartë për sëmundje mendore dhe stres kronik, ka gjetur një studim i ri. Një gjendje e tillë lidhet me bakteret: fëmijët e rritur në fshat me kafshë janë të ekspozuar ndaj pluhurit më të ngarkuar me

Njerëzit që rriten në qytete pa kafshë shtëpiake kanë një rrezik më të lartë për sëmundje mendore dhe stres kronik, ka gjetur një studim i ri.

 

Një gjendje e tillë lidhet me bakteret: fëmijët e rritur në fshat me kafshë janë të ekspozuar ndaj pluhurit më të ngarkuar me baktere që përforcojnë sistemet e tyre imune dhe i bëjnë ato të qëndrueshme ndaj stresit, njofton Klan Kosova.

 

Studiuesit në Universitetin e Kolorados Boulder thonë se gjetjet e tyre janë akoma më shumë dëshmi se fëmijët duhet të shpenzojnë më shumë kohë duke luajtur në natyrë, meqë mjediset tepër sterile rrisin ironi çështjet shëndetësore.

 

Autorët thonë se nevojiten më shumë kërkime, por mund të thonë me siguri se banorët e qytetit do të përfitonin mentalisht nga të ngrënit më shumë probiotikë, duke shpenzuar më shumë kohë jashtë, duke marrë kafshë shtëpiake

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 21.05.2018, 15:07  | Z.H. | 714 i lexuar

 

 

 

Mbyllet kompleksi “Makedonsko Selo”, investim i qeverisë prej 6.5 milionë eurove

Shkup, 17 tetor - Prej nesër do të mbyllet kompleksi “Fshati maqedonas”, investim prej 6.5 milionë eurove në Nerez të Shkupit, ndërsa ka qenë nën koncesion të ish-kryetarit të Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, përmes firmave të tij “Tineks” dhe “Kuins”.

Vendimin për mbyllje e ka sjellur menaxhmenti i kompleksit, të cilin e kanë publikuar në rrjetet sociale, ndërsa Todoroviq nuk ka dhënë detaje për këtë vendim, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ju informojmë se menaxhmenti i kompleksit “Fshati maqedonas” ka sjellur vendim për mbylljen e kompleksit dhe i njëjti do të ndalojë së punuari prej 18.10.2018 (e enjte). Ju falënderojmë për gjitha momentet e përbashkëta, kujtimet e bukura dhe vizitat gjatë viteve të kaluara”, thuhet në postimin në Facebook.

Todorovi për fshatin etnik ka paguar koncesion prej 3.500 eurove pa TVSH.

Kompleksi “Fshati maqedonas” është investim i qeverisë në vlerë prej 6.5 milionë euro. Ndërtimi ka kushtuar 5.2 milionë euro, për rregullim të brendshëm janë harxhuar 1.3 milionë euro, 24 milionë euro kanë kushtuar elektromobiljet të cilat kanë shërbyer për bartjen e valixheve të mysafirëve, 4.200 euro kanë kushtuar shenjat për udhëzime, ndërsa 2.700 euro kanë kushtuar kontejnerët dhe shportat për mbeturina.

Para se Todoroviq ta fiton koncesionin, qeveria nënshkruajti marrëveshje me kompaninë “Trend” e cila duhej të paguante 2 mijë euro në muaj, ndërsa marrëveshja u ndërpre me kërkesë të kompanisë, por asnjëherë nuk u treguan arsyet.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:45  | Z.H. | 509 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.