ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL
Lajme nga Maqedonia
Tusk në Sofje: Samiti riafirmim për perspektivën europiane të Ballkanit
sofije-650x358-650x336.jpg

Sofje, 16 maj - Ai shprehu bindjen se samiti i nesërm, në të cilin do të takohen krerët e BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor, për herë të parë pas 15 vjetësh, “do t’i sjellë miqtë nga Ballkani Perëndimor më afër BE-së”.

“Duam të shfaqim se jemi të interesuar për zhvillim shoqëror dhe ekonomik të rajonit, këtu dhe tani. Investimi në infrastrukturë dhe në marrëdhëniet ndërnjerëzore në rajon është në interesin më të madh të BE-së, që në fakt është qëllimi i samitit, që t’i afrojmë miqtë tanë nga Ballkani Perëndimor sa më afër BE-së”, tha Tusk në konferencën për mediat në Sofje.

Ai ka komentuar edhe vendimet e fundit të presidentit amerikan Donald Tramp, më saktësisht tërheqjen nga marrëveshja me Iranin, tërheqja nga marrëvesjja për klimën dhe zhvendosjen e ambasadës në Kuds, por edhe për taksat mbi çelikun dhe aluminin, raporton AA.

“BE do të duhej të ishte falënderuese, sepse falë tij, ne hoqëm nga mendja të gjitha iluzionet që kishim. Ai na bëri të kuptojmë se nëse të duhet dora e ndihmës, në çdo kohë do të keni në dispozicion dorën tuaj”, theksoi Tusk, për të shtuar se Evropa do të duhet të mbrojë vetveten.

Ai tha se pas tërheqjes së SHBA-ve nga marrëveshja bërthamore me Iranin, nevojitet një front i bashkuar i BE-së, i nevojshëm për t’u përballur me fenomenin e ri të “vetëbesimit të jashtëzakonshëm të administratës amerikane”.

“Dëshiroj që liderët e BE-së të konfirmojnë se i mbesin besnik marrëveshjes, përderisa një gjë të tillë e bën edhe Irani, meqë marrëveshja është e mirë për sigurinë evropiane dhe botërore”, tha Tusk.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 19:35  | T.E. | 903 i lexuar

 

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.
 
<