ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Kosova
Thaçi dhe Vuçiq janë takuar në Sofje

“Mogherini me iniciativën e vet na ka takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. me të cilin diskutuam për hapa konkret në procesin e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mundësinë ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë, të relacionit evrop

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe i Serbisë Aleksandar Vuçiq, janë takuar sot në Sofje.

Takimi është bërë me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit, shefes së BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, njofton Klan Kosova.

“Ishte një takim rëndësishëm, takim shumë produktiv me zonjën Federika Mogherini”.

“Mogherini me iniciativën e vet na ka takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. me të cilin diskutuam për hapa konkret në procesin e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për mundësinë ndërtimit të raporteve të fqinjësisë së mirë, të relacionit evropian, për paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Thaçi menjëherë pas takimit.

“Është dakordim që dialogu për fazën përfundimtare të fillojë në të ardhmen e afërt me ndërmjetësimin e Mogherinit, SHBA-së, vendeve të BE dhe vendeve tjera që duan të ndihmojnë”.

Thaçi ka thënë se në këtë takim bashkë me Mogherinin dhe Vuçiq për hapat e mëtutjeshëm që duhet ndërmarr.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 19:34  | T.E. | 896 i lexuar

 

 

 

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi

Sot bëhen 21 vjet që nga rënia e dëshmorit, Adrian Rexhep Krasniqi.

Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:26  | T.E. | 341 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.