ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
Zaev-Georgieva: BB t`i mbështesë projektet e ndërlidhura për zhvillim të komunave

Georgieva në takim ka theksuar se banka është e gatshme së bashku me institucionet në shtetin tonë të përgatisë studim për vlerësim themelor të identifikimit të potencialeve të Republikës së Maqedonisë për rritje ekonomike dhe shoqërore, që mund të jetë bazë për strateg

Shkup, 16 maj - Banka Botërore t'i mbështesë projektet e ndërlidhura me zhvillimin ekonomik lokal të komunave në Republikën e Maqedonisë, duke u mundësuar pavarësi më të madhe financiare dhe krijim të kushteve për rritje ekonomike. Këtë sot e theksoi kryeministri Zoran Zaev dhe drejtoresha ekzekutive e Bankës Botërore Kristalina Georgieva.

Siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, Zaev prej sot po qëndron në Sofje me rastin e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Zaev dhe Georgieva, siç theksohet, kanë shfaqur kënaqësi të përbashkët nga bashkëpunimi i deritashëm dhe aranzhamaneve midis Republikës së Maqedonsië dhe Bankës Botërore, veçanërisht në pjesën e mbështetjes së Bankës në financimin e projekteve infrastrukturore, siç është rehabilitimi dhe rikonstruktimi i akseve rrugore rajonale dhe magjistrale.

Në takimin kryeministri Zaev i ka elaboruar projektet për pavarësi energjetike dhe për luftë kundër ndotjes së ajrit për çfarë është paraparë që Qeveria me mbështetjen e bankës, të formojë fonde për efikasitet energjetik kundër ndotjes së ajrit.

Georgieva në takim ka theksuar se banka është e gatshme së bashku me institucionet në shtetin tonë të përgatisë studim për vlerësim themelor të identifikimit të potencialeve të Republikës së Maqedonisë për rritje ekonomike dhe shoqërore, që mund të jetë bazë për strategjinë e ardhshme dhe për krijimin e vende të reja të punës.

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 18:25  | T.E. | 981 i lexuar

 

 

 

Sot bëhen 21 vjet nga rënia e dëshmorit Adrian Krasniqi

Sot bëhen 21 vjet që nga rënia e dëshmorit, Adrian Rexhep Krasniqi.

Ai ka rënë heroikisht më 16 tetor të vitit 1997, gjatë një sulmi të UÇK-së në stacionin e policisë serbe, në Kliçinë, në afërsi të Pejës, e cila ishte një pikë strategjike e forcave policore dhe ushtarake serbe dhe është ushtari i parë i renë më uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:26  | T.E. | 290 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.