ZHURNAL.MK ZHURNAL.KS ZHURNAL.AL

 

Lajme nga Maqedonia
« Ramazani 2018 » Intervistë e kreut të BFI-së, Sulejman ef.Rexhepi (Video)

Ai në intervistë flet edhe për aktivitet e BFI-së me rastin e muajt të Ramazanit.

Shkup, 16 maj - Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë (BFI), haxhi.Sulejman ef.Rexhepi në një intervistë me rastin e muajt të shenjtë të Ramaznit ka folur për rëndësin e agjërimit dhe të mirat që sjell ky muaj, informon Zhurnal.

Ai në intervistë flet edhe për aktivitet e BFI-së me rastin e muajt të Ramazanit.  

 

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 16.05.2018, 15:53  | D.J. | 2,263 i lexuar

 

 

 

Dujovski: Qëllimi i VMRO-DPMNE-së, mbrojtja e kriminelëve

Shkup, 17 tetor - Analisti Nikola Dujovski nuk pret që VMRO-DMPNE të ndryshojë qëndrimin e saj për marrëveshjen me Greqinë për emrin, as pas letrës së ndihmës-sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell.

“Në VMRO DMNE nuk e vrasin fare kokën për këtë letër”, thotë analisti Dujovski, sipas të cilit kjo parti ka qëllim vetëm interesat e ngushta partiake.

“Qëllimi i vetëm i tyre është që t’i mbrojnë kiminelët”, thotë ai për Alsat.

“Maqedoninë e vizutuan njerëzit më me ndikim të politikës botërore dhe s’arritën të ndryshojnë asgjë në qëndrimet e VMRO-DPMNE-së. Unë s’pres që as kjo letër të ndryshojë diçka.

SHBA janë të dëshpëruara nga qëndrimi i opozitës në Maqedoni për të kundërshtuar marrëveshjen me Greqinë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar të emrit.

Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Wess Mitchell, në një letër dërguar kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski ka kërkuar që t’i mundësohet çdo deputeti të partisë së tij që lirshëm dhe pa kërcënime të shprehin qëndrimin e tyre dhe të votojnë për ndryshimet kushtetuese, të domosdoshme për të zbatuar marrëveshjen për emrin, që i hap rrugën integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE.

“Nuk do t’ju befasojë fakti që ne kemi qenë të dëshpëruar nga qëndrimet e udhëheqësisë së VMRO-DPMNE-së sa i përket referendumit dhe hapave në Kuvend për ndryshimet kushtetuese”, thuhet në letërn e zyrarit të lartë amerikan.

Kjo letër për analistin Nikola Dujovski është e mirëseardhur dhe tregon që Maqedonia nuk është e vetme në rrugën e saj drejt integriemve euroatlantike.

“Letra është e mirëseardhur, është një letër në kohën e duhur, që disa njerëz të vetëdijësohen”, thotë ai.

“Kjo tregon se Republika e Maqedonisë nuk është e vetme në rrugën që ka nisur, por që letra e tij fatkeqësisht është dërguar në adresën e gabuar. Unë nuk pres që të ketë ndonjë ndryshim pas kësaj letre, kur e dimë që zëvendëssekretari amerikan i shtetit e mori rrugën për një ditë që ta vizitojë Maqedoninë”.

A mund të shihet letra e zyrtarit amerikan si presion ndaj opozitës në Maqedoni e cila bashkë me Presidentin e vendit po refuzojnë dhe kundërshtojnë fortë marrëveshjen për emrin me Greqinë?

“Formalisht mund të kuptohjet si një lloj presioni ndaj opozitës”.

“Unë e shoh si presion për të mirën e Maqedonisë. Njerëzit janë të interesuar që të mos jemi vrimë e zezë. Ndërsa opozita po e sheh këtë letër si presion ndaj tyre”.

“Ky është presion nga e gjithë bota e civilizuar për shtetin tonë që të ecë përpara”, shprehet Dujovski.

"Kopjimi i kësaj përmbajtjeje ose një pjese të saj pa ndonjë marrëveshje të arritur me redaksinë e ZHURNAL.mk, do të thotë se pranoni kushtet për kopjim, të cilat janë publikuar KËTU."
 17.10.2018, 11:51  | D.J. | 687 i lexuar

© ZHURNAL.mk

MARKETINGU    |    IMPRESUM    |    KONTAKT    |    ARKIVA
AGJENCIA E LAJMEVE "ZHURNAL"
Fon: 02 3217 815, E-mail: info @ zhurnal.mk
© 2018 Agjencia e lajmeve "ZHURNAL"
Të gjitha të drejtat e përmbajtjes në këtë portal janë të rezervuara. Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit "Zhurnal".
Çdo përdorues publik i përmbajtjes sonë pa autorizimin e posaçëm nga "Zhurnal" rrezikon të ballafaqohet me ligjin.